Ministrja del me njoftimin e rëndësishëm për mësuesit: Provimi i licensimit dhe aplikimi në portal, brenda një dite
Aktualitet

Ministrja del me njoftimin e rëndësishëm për mësuesit: Provimi i licensimit dhe aplikimi në portal, brenda një dite

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga Qendra e Shërbimeve Arsimore deklaroi se janë lehtësuar procedurat për aplikantët për licensimin dhe aplikimin në portal për t’u punësuar si mësues në sistemin parauniversitar.

Sipas Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu këto lehtësira janë një hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të procedurave për punësimin e mësuesve dhe përmirësimit të sistemit arsimor në Shqipëri.

“Sot në Qendrën e Shërbimeve Arsimore jemi për një lajm, i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e procedurave për mijëra mësues, të cilët do t’i nënshtrohet së shpejti provimit të licensimit për mësues, ku ne kemi vendosur edhe pas konsultimeve me grupet e interesit por edhe pas vlerësimit të gjitha hallkave të procedurave, të lehtësojmë procedurën e realizimit të testimit sa i përket provimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, duke bërë të mundur që edhe realizimi i provimit të licensës edhe realizimi i testimit për t’u rekrutuar si mësues në sistemin arsimor të mundet të bëhen brenda një dite. Është e rëndësishme për t’u theksuar, dhe besoj se të gjithë kandidatët për mësues e kanë mirëpritur këtë hap të ri të lehtësirës së procedurave, sepse shkurton kohën e pritjes sa i përket punësimit si mësues me përafërsisht 6 muaj, pasi nga kryerja e testimit të digjitalizuar i licensës, tek testimi i digjitalizuar për mësues, pritej rreth 6 muaj për t’u përfshirë në listën e pritjes në kuadër të protalit “Mësues për Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Gjithashtu Ministrja e Arsimit dhe Sportit tha se një tjetër proces ka nisur tashmë që është realizimit të ushtrimit të PISA 2025.

“Aspekti i dytë që unë doja të përmendja sot është realizimi i ushtrimit të “Pisa 2025” që tani ka filluar në të gjithë vendin. Janë 2500 nxënës nga një kampion prej rreth 5000 nxënës nga i gjithë vendi ku po kryhet ushtrimi parapërgatitor për Pisa 2025. Janë marrë masat për trajnimet e mësuesve dhe lehtësirave përsa i përket logjistikës sepse është një test i digjitalizuar. Për herë të parë bëhet kjo provë ushtrimore për të përgatitur, qoftë mësuesit për mënyrën sesi do të shpjegojnë, por qoftë edhe nxënësit që do t’i nënshtrohen vlerësimit të “Pisa 2025” për të rritur sa më shumë performancën e vendit tonë në testimin Pisa”.

Janë rreth 3500 aplikime për 24 profile të ndryshme të mëusesisë dhe këtë shtuar janë shtuar edhe dy profile të reja që janë arti skenik dhe koreografia. Të dy testet si për provimin e licensës edhe rekrutuar si mësues në sistemin arsimor nga portali “Mësues për Shqipërinë” do të kryhen brenda një dite në fillim të muajit maj.

Aplikantët që do të rezultojnë të suksesshëm në provimin e licencës do t’i nënshtrohet provimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” në të njëjtën ditë. Ky provim do të zhvillohet për 30 minuta me 20 pyetje që kanë 70 pikë, pra është një provim që teston vetëm pjesën didaktike, pedagogjike, pjesën e metodologjisë dhe drejtshkrimi. Aplikantët nuk testohet më për pjesën e shkencore, për të cilën janë testuar në provimin e licencës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X