Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpalosur sot prioritetet pë r shë ndetë sinë dhe Mbrojtjen Sociale.“Faktet flasin vetë. Mjafton të shikosh Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalin e ri që është ndërtuar aty, urgjencën kardiake që janë totalisht ambiente jo vetëm bashkëkohore që ia kalojnë edhe spitaleve private” deklaroi Koçiu. Ajo vuri në dukje punën që sipas saj bëhet për furnizimin në kohë reale me medikamentet e nevojshme për kura specifike dhe që janë novatore. Sipas saj, falë buxhetit 2024 do të përmirësohet mënyra, menaxhimi dhe kostoja e efektivitetit të barnave të rimbursueshme. Ministrja bëri me dije hartimin e një plani pune për të bërë një vlerësim të gjithë secilit punonjës të shëndetësisë bazuar në performancën e tyre. “Është e rëndësishme që duke stimuluar në bazë të performancës do të arrijmë të nxisim dhe të incentivojmë me pagë punonjësit të cilët do të vlerësohen periodikisht”, shtoi ajo. Koçiu ka theksuar se për mjekët specialistë që shprehin dëshirën dhe vullnetin për të punuar në zona rurale të vendit, vijon akordimi i bonusit prej 1 milion lekësh mbi pagën.“Ndërkohë sapo kemi përfunduar edhe listën e parë të mjekëve të cilët përfitojnë nga kredia pa interes e ofruar nga shteti. Janë 100 kuota për vitin 2023 për shëndetësinë në vitin e parë të lancimit të kësaj nisme dhe pa diskutim që do të ketë nisma të tjera. Janë 85 mjekë që kanë përfituar kredi me zero interes nga përmbushja e kritereve dhe ne do ta rishpallim sërish për kuotat e mbetura të lira për të gjithë ata që kanë interes për të përfituar nga ky program”, deklaroi ministrja. Gjatë intervistës, ministrja Koçiu u ndal te kantieret e reja investues në shëndetësi siç është rikonstruksionin tërësor i Spitalit Psikiatrik të Vlorës ku tashmë ka nisur puna apo edhe rikonstruksioni i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit në 2024.“Krahas infrastrukturës, është e domosdoshme që të trajtojmë stafin, t’i japim të gjitha mundësitë për të shërbyer denjësisht”, u shpreh Koçiu.
Aktualitet
Ministrja Koçiu ndan prioritetet për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale: Investimet e reja dhe rritje pagash për mjekët.
- November 27, 2023
- 0 Comments
- 100 Views
Leave feedback about this