Ministrja Koçiu në Qendrën e rikonstruktuar të Zhvillimit Rezidencial në Durrës: Mjedis familjar për persona me aftësi të kufizuara
Aktualitet

Ministrja Koçiu në Qendrën e rikonstruktuar të Zhvillimit Rezidencial në Durrës: Mjedis familjar për persona me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përuruar rikonstruksionin e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës e cila funksionon 24 orë në 7 ditë të javës duke ofruar shërbim rezidencial për persona me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të këtij investimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është mundësuar krijimi i ambienteve të përshtatshëm për kategorinë e përfituesve në qendër sipas kushteve bashkëkohore me një mjedis familjar.

Ministrja Koçiu ka vlerësuar përkushtimin e punonjësve të kësaj qendre në aftësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

“Respekt pafund për të gjitha ju, për çdo sakrificë dhe përkushtim që bëni çdo ditë që as nuk e vë në dyshim që bëni super punë me të gjithë fëmijët këtu”, u shpreh Koçiu.

Duke iu drejtuar fëmijëve, ministrja tha se “unë dua që ju vetëm të qeshni, të mos ju shoh sy me lot, se ne jemi të gjithë bashkë këtu për të bërë më të mirën”.

“Ka shumë rëndësi që të ketë frymë në ekip, dëshirë për të punuar bashkë. Për të bërë gjëra të mira dhe ju e dëshmoni çdo ditë me punën që bën. Një falënderim nga zemra për të gjithë punën që bëni. Respekt pa fund për ju”, tha ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Qendra e Zhvillimit Rezidencial  Durrës ka si synim evidentimin dhe plotësimin e nevojave bazë për PAK, respektimin e të drejtave të përfituesve, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe integrimin e tyre në jetën sociale me qëllim shmangien e përjashtimit social.

Kjo qendër funksionon me ekip multidisiplinar dhe ofron shërbime të ndryshme si, akomodim, përkujdesje, aktivitete sociale, edukative, terapi integrimi në shoqëri, shërbim shëndetësor, mbështetje psikosociale, shërbime psikomotore, fizioterapi, ortofoni, terapi okupacionale, terapi zhvillimi, shërbime bazike, aktivitet social kulturor etj.

Qendra e Zhvillimit Rezidencial ka një kapacitet prej 45 përfituesish dhe aktualisht janë 38 përfitues të akomoduar, ku 17 prej tyre janë femra dhe 21 përfitues janë meshkuj ndërsa mosha e përfituesve është nga 4 vjeç deri në 31 vjeç.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X