Mjegulla e dendur”pushton” Kukësin, nisin vështirësitë në qarkullim.
Aktualitet

Mjegulla e dendur”pushton” Kukësin, nisin vështirësitë në qarkullim.

Kukësi sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga fenomeni i mjegullës së dendur. Mjegulla ka zvogëluar fushë-pamjen e për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.

Fenomeni i mjegullës ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, pikërisht nga segmenti Kolsh-Pobreg.

Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve në këtë arterie të rëndësishme të ulin shpejtësin e mjetit, përdorimin e dritave të mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fushë-pamjes deri në 30-40 metra.

Shpesh herë fenomeni i mjegullës së dendur bëhet edhe burim aksidentesh.

Muajit nëntor, dhjetor e janar në Kukës karakterizohen me prani të fenomenit të mjegullës së dendur, kryesishtë në pjesën e parë të ditës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X