Numri i të rinjve të cilët po preken nga sëmundjet kardiovaskulare vitet e fundit po rritet me shifra të frikshme në qarkun e Elbasanit .Specialistët e shëndetësisë deklarojnë se tashmë mjaft persona nga grupmosha nga 20 deri në 40 vjeç po bëhen pacientë kronikë. Sipas kardiologëve të Spitalit Rajonal të Elbasanit tre janë faktorët kryesorë që po dëmtojnë jo vetëm zemrën por edhe shëndetin në përgjithësi.Sipas mjekut kardiolog të Spitalit Rajonal të Elbasanit ,Sajmir Shehu , moshat e reja me probleme serioze të zemrës po paraqitet gjithnjëce më shpesh në spital .Ndër shkaqet kryesore që u kanë krijuar probleme të shëndetit atyre është konsumimi pa masë i pijeve energjike , konsumimi i lëndëve psikotrope , mënyra aspak e shëndetshme e ushqyerjes si edhe stili i jetesës i shoqëruar me mungesë thuajse të plotë të kryerjes së aktivitetit fizik.
Kardiologu Sajmir Shehu thotë se në shumë raste kohët e fundit në urgjencën e kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit janë paraqitur edhe të rinj të moshës 20 vjeç me takikardi si pasojë e abuzimit kryesisht me pijet energjike.
Nga ana tjetër bota moderne po përballet me një sëmundje që kërcënon miliona jetë në të gjithë globin, obeziteti dhe ky fenomen ka prakur në masë edhe rininë e vendit tonë.Konsumimi i ushqimeve të shpejta dhe të skuqura për një kohë të gjatë çon në probleme me kolesterolin e si rrjedhojë në shfaqen e problemeve me sistemin kardiak.
Për të rinjtë që të gëzojnë një zemër të shëndetëshme apelohet për aktivitet fizik ose sportiv ndërsa për të moshuarit mjekët përsërisin thirrjen për ecje në natyrë.Shëndeti zemrës varet drejtpërdrejt edhe nga konsumimi i ushqimeve të shëndetshme në rutinën tonë të përditshme.Kardiologët rekomandojnë , aktivitet fizik,shmangia e pirjes së duhanit,shmangia e stresit,reduktimi i konsumimit të alkoolit dhe kafesë si edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium siç janë bishtajoret, frutat dhe perimet si dhe ushqimet të cilat janë të pasura me acide yndyrore poli-të-pangopura, veçanërisht me Omega 3.
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve në të gjithë Qarkun e Elbasanit .Rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut për fat të keq janë të shumta.
Leave feedback about this