Mjeku ngre alarmin/ “Tullumbacja me oksid azoti mund të sjellë edhe paralizë nervore”
Aktualitet

Mjeku ngre alarmin/ “Tullumbacja me oksid azoti mund të sjellë edhe paralizë nervore”

Mjeket ngrejnë alarmin për përdorimin pa kriter te oksidit të azotit. Për këtë ceshtje mjeku Leidon Shapo ka dhenë alrmin për efektet negative që sjell tullumbacja me oksid azoti.

Mjeku tha në një intervistë televizive se tullumbacja me oksid azoti mund të japë efekte të ndryshme në persona të ndryshëm.

Por ai deklaroi se te disa persona shkakton gjendje më të rëndë, si të fikëti apo deri në paralizë nervore.

“Për të kuptuar nëse një tullumbace me thithje apo me fryrje është kaq e rëndësishme sa po bëhet, duhen parë të dhënat dhe duhet parë si ndërvepron kjo me të tjerat. Tullumbacja njihet si gazi gazsjellës ose i të qeshurës, sepse pas përdorimit të një tullumbaceje në varësi të personit, për shembull një person që mund të ketë pirë 10 tullumbace mund të mos i ndodhë asgjë, por ka edhe persona që pas 2 tullumbaceve të tilla ndiejnë një gjendje ilariteti, të qeshure, mund t’ju merren mendtë, madje ka raste të rralla dhe të rënda ku mund t’ju bjerë edhe të fikët apo të kalojnë në paralizë nervore.

Janë pikërisht këto raste të rënda që kanë detyruar studiuesit dhe parlamentin në Britani të marrë një vendim të tillë, i cili është: ‘Kushdo që e prodhon dhe shet mund të dënohet me 14 vjet, kush e përdor hapur dhe kapet mund të dënohet deri në 2 vjet burgim dhe me dëme të tjera financiare”, theksoi mjeku.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X