Moti acartë qendra sociale “Streha Tiranë”, hap dyert për të pastrehët.
Aktualitet

Moti acartë qendra sociale “Streha Tiranë”, hap dyert për të pastrehët.

Në një periudhë të vështirë, kur moti përkeqësohet apo nevoja për ushqim thërret fuqishëm, të pastrehët akomodohen në qendrat që ka vënë në dispozicion Bashkia e Tiranës ku nje nder to eshte qendra sociale “Streha Tirane”. Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj e ka vizituar personalisht Qendra Sociale “Streha Tiranë” disa herë, sidomos tani gjatë dimrit, ku urgjencat kanë qenë më të shpeshta për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike.  Qendra Sociale “Streha Tiranë” rindërtuar në objektin industrial te “Uzina e Traktoreve” me qëllim krijimin e një hapësire për trajtimin e të pastrehëve, është një projekt i mbikëqyrur nga Instituti i Studimeve Sociale dhe Humane dhe kishte një periudhë 15 muaj zbatimi nga Bashkia e Tiranës me mbështetjen financiare të IADSA. Qëllimi kryesor i projektit është sigurojë strehim, ushqim dhe shërbime mbështetëse për të rriturit dhe të pastrehët për komunitetin e Tiranës. Projekti zbatoi aksione sistematike për fuqizimin psiko-social dhe mbështetjen për këtë kategori dhe më tej siguroi fuqizim psiko-social edhe për punonjësit socialë që mirëmbanin strehën sociale. Bashkia Tiranë, nëpërmjet strukturave të saj, realizon dhe menaxhon shërbimin social për kategoritë në risk, duke siguruar që shërbimet e ofruara të jenë të përshtatshme, efektive, të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse. Nëpërmjet këtyre programeve sigurohet garantimi i të drejtave dhe standardeve të ndihmës e përkujdesit për individët dhe grupet në nevojë. Vizioni i kësaj Qendre është mundësimi i një strehe emergjente për të pastrehët e identifikuar në situatë rruge në qytetin e Tiranës. Risia e kësaj Qendre, në dallim me administrimin e pesë qendrave të tjera sociale në varësi të Bashkisë Tiranë, është se do të shërbejë si një strehim funksional çdo ditë, ku target grupi i synuar do të mund të përfitojë paketën e shërbimeve të nevojës nga ora 20:00-8:00, dhe në raste kur shpallet emergjenca civile, kjo qendër do funksionojë 24 orë “Streha Tiranë” e cilësuar si “Strehë Emergjente”, e cila është ideuar për t’i ardhur në ndihmë personave të pastrehë të ndodhur në situatë rruge, në përmirësim të cilësisë së jetës së tyre. Qendra Sociale “Streha Tiranë” është e vendosur brenda në ambientet e ish-Uzinës së Autotraktorëve, aktualisht Uzina e Pjesëve të Ndërrimit për Automjete, Shkozë, ndodhur në zonën kadastrale 8170, në hartën me indeks M-N-20, Rruga “Ali Shefqeti”, brenda territorit të UPNA-së. Qendra ka sipërfaqe trualli 320 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 260 m2,.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X