Moti I acartë  ngrica dhe mjergull/Çfarë duhet të kenë parasysh shoferët, sipas ekspertëve
Aktualitet

Moti I acartë  ngrica dhe mjergull/Çfarë duhet të kenë parasysh shoferët, sipas ekspertëve

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për mot të ftohtë javën e ardhshme me reshje bore e shiu, ngricë dhe mjegull.

Marrë shkas nga kjo, ekspertët e institutit kanë dhënë disa këshilla që duhet të merren parasysh nga drejtuesit e mjeteve.

Ekpertët kërkojnë që në çdo rest të repektohet sinjalistika, të lëvizet me zinxhirë në vendet me borë dhe për më tepër të reduktohet lëvizja gjatë natës.

Këshillat e Institutit të Gjeoshkencave:

Këshilla nga ekspertët e IGJEO-s në prag të stinës së ftohtë të dimrit, kryesisht përsa i përket udhëtimit në kushtet e motit të ftohtë, dëborës, akullit dhe ngricës.

Gjatë dimrit kushtet atmosferike, si mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.

Për këto arsye, për të shmangur rreziqet gjatë lëvizjes me makinë është mirë që të respektohen kufijtë e shpejtësisë.

Ka disa tregues specifikë të cilët duhet të mbahen parasysh:

– informohuni për motin në zonën ku do shkoni përpara udhëtimit;

– nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë;

– evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona, e sidomos natën.

Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shikueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste:

– ulni shpejtësinë;

– ruani distancën;

– mbani dritat gjithnjë ndezur.

Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë…

Në ditët me mot të keq e në kushte të vështira,

U rekomandojmë drejtuesve të automjeteve respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet.

Nga kujdesi ka vetëm dobi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X