Ndryshon skema për llogaritjen e pensionit për vitet e punës në ish-Kooperativa dhe pas ’94, shtohen përfituesit! Ja formula që do përdoret
Aktualitet

Ndryshon skema për llogaritjen e pensionit për vitet e punës në ish-Kooperativa dhe pas ’94, shtohen përfituesit! Ja formula që do përdoret

Krahas rritjes së pensioneve, këtë vit qeveria ka rritur edhe koeficientet mbi bazën e të cilëve llogaritet masa e pensionit për ata që dalin rishtaz.Kjo sjell automatikisht ndryshim të formulës për llogaritjen e pensioneve dhe duke filluar nga data 1 korrik e në vijim, pensionistët do përfitojnë më shumë të ardhura. Bazuar në tabelën me koeficientet e rinj (sipas tabelës përbri shkrimit) një person që në vitin 1994 është trajtuar me një pagë prej 7 mijë lekësh, kjo shumë do të shumëzohet me koeficientin 10.799 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga prej 75 mijë e 593 lekësh.

Zakonisht, për caktimin e masës së pensionit merret në konsideratë paga me të cilën janë paguar kontributet ndër vite, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish-kooperativave bujqësore por edhe në vitet në vijim kanë qenë të ulëta, qeveria cakton çdo vit koeficiente të rinj për të marrë një pension sa më real për periudhën që pensionistët jetojnë.

FORMULA

Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i Pleqërisë) = PS (Pension Social)* (shumëzuar) vjetërsi kontributive të realizuara/ vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/100* (shumëzuar) vite sigurimi* BV (baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Nëse ka një problematikë me të cilën përballen të gjithë ata që dalin rishtazi në pension është mungesa e dokumentacionit për vitet e punës në komunizëm.

Një fenomen ky i pranishëm në radhët e atyre që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore të kohës. Kjo, për tre arsye. Në rastin më të mirë regjistrat e këtyre kooperativave janë dorëzuar të mangët dhe në rastin më të keq nuk janë dorëzuar fare. Një pjesë e tyre, po ashtu, u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997 duke bërë që periudha e vjetërsisë në punë pranë kooperativave bujqësore të mos iu njihet. Të gjendur në këto kushte, mundësia e fundit që kanë pasur është është ti drejtohen gjykatës.

Si një përpjekje për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi që prek jo pak të moshuar në prag pensioni, kanë qenë dy deputetë iniciatorë, të cilët depozituan me kohë në Kuvend një nismë ligjore që bën të mundur njohjen si vite pune për efekt pensioni të të gjithë periudhave të punësimit në ish kooperativat bujqësore.

“Ligji ka për qëllim njohjen si periudhe sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore për të cilat është djegur dokumentacioni arkivor i vjetërsisë në pune, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501 datë 19.07.1991, “Për tokën”, i ndryshuar. Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore, nga mosha për punë në kooperativat bujqësore e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19. 7 .1991 “Për tokën”, thuhet në nenin 1 dhe 2 të draftit të depozituar në Kuvend.

Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjherë pas përfundimit të arsimit bazë. Nga kjo moshë deri në vitin 1991, kur mungojnë dokumentet, vitet e punës do të merren të mirëqena dhe qytetarët nuk do ta kenë më të nevojshme që të përplasen dyerve të gjykatave.

“Ndjekja e procedurave gjyqësore ka patur dhe ka një kosto finaciare për këtë kategori, e cila është shlyer nga vetë personi ose nga vetë organet e sig urimeve shoqërore. Nëpërmjet këtij projektligji synohet njohja si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore nga mosha për punë e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperatives bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501/1991” thuhet në relacion.

Konkretisht nëse dikush ka 10 vite pune në ish kooperativat bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentacionit i njihen 8, atëherë dy vitet e mbetura do të merren të mirëqenë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X