Gjatë vitit 2022 kanë ndodhur 184 aksidente në pune. Rreth 32% e tyre janë aksidente në sektorin e delivery-t. Gjatë vitit 2022 kanë humbur jetën në punë 32 persona. Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë raportiti të vitit 2022 ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të shërbimit ‘delivery’ (shpërndarje) për shkak se punonjësit kryesisht motoristët janë ata që rrezikojnë më shumë jetën. “Përqindjen më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekje e zënë aksidentet rrugore të cilat zënë 32% të aksidenteve me pasojë vdekje në total. Bazuar në këtë analizë të aksidenteve me vdekje, duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar sektorit të shërbimeve delivery në raport me kryerjen dhe kontrollin e dokumentit të vlerësimit të riskut për profesionin “motorist”, pasi vendi i tij i punës është lëvizja në rrugë” thuhet nw raportin e inspektoriatit tw punes. .Sipas Inspektoratit të Punës, sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve janë ndërtimi, minierat dhe industria e përpunimit. Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës gjatë vitit 2022, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021. Më pas është sektori i minierave dhe i industrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar. 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e Inspektoratit. Gjatë tre viteve të fundit, viti 2020, ka pasur numrin më të lartë të vdekjeve në punë, 36 vdekje, ndërsa në 2021, 31 punonjës humbën jetën në punë. Gjatë raportit, Inspektoriati ngre si shqetësim edhe punëmarrësit informal. Raporti thekson se në këtë krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë vihet re një rritje e numrit të punëmarrësve informal të konstatuar gjatë procesit të inspektimit me rreth 39.2 %.
Ekonomi
Në vitin 2022 humbën jetën në punë 32 persona. Inspektoriati i Punës: Më në rrezik sektori i “Delivery”, ndërtimi dhe minierat
- May 1, 2023
- 0 Comments
- 119 Views
Leave feedback about this