Një 20-vjeçar humbi jetën në spitalin e Korçës, si pasojë e mbidozës nga lëndët narkotike. I riu, Mateo Llabani, pasi u ndje keq në një lokal në Bilisht u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar, por nuk mundi të mbijetojë. Rasti në fjalë njihet si rast problematic. I riu edhe pse kishte tentuar disa herë të ndërpresi përdorimin e drogës sërish ishte kthyer në atë rrugë që I mori de jetën. Nisur nga ky rast, nga qendra e marrjes se metadonit ne Korçë thonë se janë shtuar përdoruesit e lëndëve narkotike. Infermierja e kësaj qendre, Marinela Fustanja, thotë se çdo ditë marrin metadon deri në 110 persona të moshave nga 18 deri në 45 vjeç.“Kohët e fundit janë shtuar se tepërmi rastet e rikthimit prej shumë vitesh për marrjen e metadonit dhe ajo që është më kryesorja, rikthimet vijnë nga zonat rurale” thekson infermjerja.Sipas saj ky numër mund të jetë më i madh në ditë të veçanta. Edhe pse është munduar të monitorohet numri I përdoruesve të metadonit në këtë zonë sa vjen edhe rritet.“Kemi pasur rikthime të pacienteve, që do të thotë, ka nga ata që kanë qenë përdorues të para 10 viteve, dhe sërish pas kaq shumë kohësh janë kthyer në përdorues të lëndëve narkotike”thekson infermjerja.Vetëm gjatë muajve të fundit nga Drejtoria e Policisë së Korçës janë ndërmarrë disa operacione, që janë finalizuar me arrestimin e kultivuesve dhe shpërndarësve të drogës. Dy javë më parë policia e Korçës ka arrestuar dhe proceduar më tepër se 40 persona për trafikim të lëndëve narkotike.
Aktualitet
Një 20-vjeçar humb jetën nga mbidoza/ Rritet numri i përdoruesve të drogës
- June 30, 2023
- 0 Comments
- 100 Views
Leave feedback about this