Pediatri keshillon: Nëse temperatura u shkon 39°c, prindërit t’i sjellin urgjent ne spital.
Shendetesi

Pediatri keshillon: Nëse temperatura u shkon 39°c, prindërit t’i sjellin urgjent ne spital.

Pediatria eshte spitali qe snjeh asnje moment pauze. Ndryshimet e temperaturave,dhe shtimet e shumta te virozave stinore te bashkuara keto me alergjite jane bere shkaktare te shtimit te numrit te pacienteve te vegjel ne pediatri. Pediatria ne Tirane eshte mbushur plot. Prindrit qendrojne me ore te zgjatura ne radhe per te vizituar femijet qe shumica prej tyre ankohen per temperature te larte. Ka edhe nga ato raste qe futen urgjent pa radhe nga komplikacionet e krijuara. Javët e fundit janë shtuar shume vizitat te mjekët pediatër ne te gjithe vendin. Moshat 0- 7 vjeç janë dhe vogëlushët që drejtohen më shumë në qendrat shëndetësore. Pediatri Bektash Mandri tha per tv Klan se prindërit nuk duhet të neglizhojne situaten dhe te marrin përsipër të trajtojnë në kushte shtëpie fëmijët e tyre kur temperatura u shkon mbi 39 gradë Celsius, sepse pasojat mund të jenë të rënda. Ai shtoi se rastet e shtuara të fëmijëve me probleme të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes janë shtuar edhe për shkak të ndryshimit të ndjeshëm të temperaturave.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X