Policia e Shtetit ju është drejtuar qytetarëve me një mesazh sensibilizues. Këtë herë targeti i saj kanë qenë drejtuesit e mjeteve, kryesisht personat të cilët përdorin celularët gjatë dhënies së makinës.
Përmes mesazhit sensibilizues Policia e Shtetit fton qytetarët të ndjekin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos tregohen të pakujdesshëm, pasi mund t’ju kushtojë jetën.
Në pamjet e mësazhit duket një çift i cili edhe pse janë në lëvizje me makinë, në autostradë realizojnë disa selfie duke sjellë vështirësi për automjetet që ndodhen pas tyre. Ne disa foto që vajza i dërgon mamasë së saj duket makina e policisë. Mesazhi i nënës së vajzës është që të ecin më kujdes. Pas kësaj në video vihet re vajza e cila nuk lejon djalin që po drejton makinën që të merret me celularin duke iu përgjigjur ajo thirrjes.
Video mbyllet me mesazhin e Valbona Selimllarit e cila shprehet: Jeta është shumë e shtrenjtë për tu vënë në rrezik nga një pakujdesi e vogël! Udhëtoni me kujdes!
Leave feedback about this