Qeveria nxjerr për konsultim publik ligjin për sigurimet shoqërore
Aktualitet

Qeveria nxjerr për konsultim publik ligjin për sigurimet shoqërore

Kur te vije koha per pension ne Shqiperi duhet te marresh masat e duhura. Behet me dije se përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore pensionistët që vetëpunësohen ne sipërmarrje private. Ky target grup edhe pse ka punuar dhe ka derdhur contribute nuk do ti njihet per pension. Kete e parashtron Ligji i rii cili parashikon që për të punësuarit në fushën e IT, të paguhet kontributi sipas pagës minimale, për të motivuar këtë shtresë. Sakaq, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik ligjin për sigurimet shoqërore.Shoqeria Civile dhe ekspertet e fushes se bashku me perfaqesuesit ligjor te kesaj fushe do te bejne te mundur dhe konsultat e duhura per kete problematike.  “Personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar”, lexohet në ndryshimet ligjore.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X