Ministria e Arsimit, Evis Kushi, bëri publik vendimin në përfundim të mbledhjes së qeverisë dhe u shpreh se vendimi ka ardhur pas një sërë shkeljesh që janë gjetur në funksionimin e këtij institucioni. Ministrja tha se nuk kanë për qëllim që shkelësit t’i dërgojnë para drejtësisë, por të organizojnë Albanologjinë dhe kjo e fundit të ngrihet në nivelin që i takon. “Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ka pasur asnjëherë një fakultet, që është detyrimi i parë ligjor. Në asnjë njësi të saj nuk ka mësimdhënie, që e bën të pamundur të vazhdojë të funksionojë si institucion i arsimit të lartë. ASA është e paakredituar si nga ana institucionale ashtu edhe nga ana e programeve të studimit. Edhe kur qeveria mori një kompani angleze për ti akredituar të gjitha, ASA ishte e vetmja që nuk u akreditua. Mosakreditimi e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sipas ligjit, një institucion i arsimit të lartë mund të lëshojë diploma vetëm nëse është i akredituar. Ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student në asnjë program studimi. Kjo i bën sipas ligjit, pasive të gjitha programet”, tha Kushi.
Aktualitet
Qeveria shqiptare ka vendosur të shkrijë Akademinë e Studimeve Albanalogjike.
- May 31, 2023
- 0 Comments
- 130 Views
Leave feedback about this