Raporti i UNDP që konstatoi se mësuesit nuk dinë të përdorin teknologjinë, ja çfarë thonë ekspertët
Aktualitet

Raporti i UNDP që konstatoi se mësuesit nuk dinë të përdorin teknologjinë, ja çfarë thonë ekspertët


Mësuesit nuk dinë të përdorin teknologjinë. Ishte ky titulli kryesor i një ankete të realizuar nga UNDP. Sipas raportit nga 800 mësues, 65% e tyre nuk integronin teknologjinë gjatë mësimdhënies. Për ekspertët e arsimit, kjo gjendje, e ka zanafillën më lartë, sesa vetë mësuesit.

A mundet mësuesi të përdori teknologjinë në mësimdhënie së pari kur nuk ka infrastrukturë, çka do të thotë të ketë një internet, laptop, një platformë digjitale që të ketë video imazhe, informacione”,-tha ekspertja e arsimit, Irida Sina.

Mungesa e trajnimeve, të mësuesve është ngritur shpeshherë si shqetësim. Shumë mësues, sidomos ata që kanë më shumë vite mbi supe, e kanë të pamundur të logojnë qoftë dhe për të hedhur notat në sistemin SMIP.

Të gjitha sistemet e digjitalizuar për mësuesit nuk kanë kaluar në procese trajnimi që duhet të jenë të dedikuar me grupe të veçanta. Ka një tjetër formë trajnimi sesi mund të merret një moshe e mësuese 50 vjeç dhe ka një tjetër metodologji për moshat pak më te reja”, tha Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

“Kemi një strategji që trajnon mësuesit në fundjavë, ne nuk bëmë një pyetësor, në nivel kombëtarë, ne cilat fusha kanë nevojë dhe kush do ishin trajnerët më të mirë për ta bërë këtë hap. Për sa kohë nuk ka një filtër që mat cilësinë e trajnimit, apo të bëmë ne trajnim dhe çfarë ndryshoi, nuk kemi asnjë raport që të masë që të vlerësojë ku ishin ne para se të filloj trajnimi dhe ku ishin rezultatet e klasës”,-tha Sina.

Mungesa e infrastrukturës së duhur në shkolla, është faktori kyç, që do të ndihmonte në socializmin e mësuesve me teknologjinë.

Kemi shkolla dhe mësuese në zona ku nuk kap as valë jo më interneti, më të drejtë mësuesi has vështirësi, imagjinoni një shkollë që s’ka as internet, ka vështirësi të hapi sistemin të hedhë notat, a mundet ky mësues të japë mësim duke përdorur teknologjinë? Këto janë hendeqet e sistemit tonë arsimor”,-shtoi ekspertja e arsimit.

Qasja e të rinjve kundrejt teknologjise, tregon një hendek të madh midis mësuesve dhe nxënësve, ku në shumë raste, këta të fundit, përfundojnë duke marrë rolin e mësuesit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X