Që prej muajit gusht, qytetarët e Tiranës po paguajnë një taksë më të shtrenjtë për ndërtesën, taksë kjo që vilet në faturën e ujit. Ky shtrenjtim i taksës, që varion nga 200 deri në 2500 lekë në muaj për një familje, erdhi pas rishikimit në rritje të çmimeve të referencës në kryeqytet.“Baza e taksës llogaritet mbi metrat katrorë shumëzuar për vlerën e tregut. Sipërfaqja mesatare është 100 metra katrorë, nëse do të kishim vlerë që paguhej 100 mijë euro, 0.01% e kësaj vlere është taksë, tashmë 76% kuptohet që është rritje e madhe. Aty ku është rritja më e vogël e referencës, edhe taksa do të jetë më e vogël.”tha Eduart Gjokutaj ekspert I Taksave. Rishikimi i taksave në mes të vitit, sipas ekspertëve, nuk është i drejtë për familjet shqiptare, të cilat për më tepër, nuk janë informuar në kohë. “Që me daljen e vendimit, tirahna pëosoi një rritje të çmimit të referencës që tashmë zbatohet në faturat e ujësjellësit që është një agjent për të mbledhur taksën e ndërtesës. Pati një rritje të madhe dhe kjo është e ndjeshme pasi zona me rritje 76%, por përgjithësisht rritja është në një mesatare 28% e faturës për Bashkinë e Tiranës, kjo pasqyrohet m,e një kosto të shtuar sepse ndërhyhet në moment të ndryshme që mund të kenë qytetarët, qoftë në marrëdhënie kreditore me bankën, qoftë edhe në sahpenzximet mujore të pensionistëve që sa përfituan rritjen e pensioneve.”theksoi Eduart Gjokutaj Ekspert I Taksave,“Bashkia e Tiranës ka një histori shumë të gjatë në vjedhjen e qytetarëve përmes implementimit të taksave në një faturë siç është ajo e ujit, edhe pse shpeshherë është atakuar ligjërisht sepse është antikushtetuese sepse në një taksë nuk mund të vjelësh disa taksa. Ligjërisht është e palejueshme dhe do të marrë edhe adresimin e duhur.”tha Silva Caka anetare e Keshillit Bashkiak Tirane
Aktualitet
Rritet taksa e ndërtesës; nga muaji gushti banorët e Tiranës po paguajnë më shumë për shtëpitë
- October 3, 2023
- 0 Comments
- 93 Views
Leave feedback about this