Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionpasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024. Kjo falëedhe linjave të reja dhe rrjedhimisht i mundësive për lidhje me vendet që më parë nuk arriheshin lehtesisht.
Më datë 29 prill, u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar tëTiranës konferenca për shtyp ku u ndanë rezultatet rekord nëfluksin e udhëtarëve si edhe suksesi që Iberia ka patur me vendosjen e linjës së parë mes Tiranës dhe Madridit. Nëkonferencë ishin prezentë edhe përfaqësues të British Airways, duke qenë se së bashku me Iberia janë pjesë e grupitIAG.
“Ne kemi arritur tashmë mbi 2.8 milionë pasagjërë në TIA, qëështë 65% më shumë se e njëjta periudhë, vitit e kaluar. Këtoshifra e bëjnë Tiranën aeroportin me më shumë fluks nëballkan, përjashtuar Athinën. Druaj se mund t’ia kemi kaluaredhe Sofjes me këto të dhëna. Kjo tregon se sa shumë ështërritur trafiku ajror nga kompanitë si Iberia dhe British Airways, që po sjellin gjithnjë e më shumë njerëz për tëvizituar shqipërinë. Ne shpresojmë që ta mbyllim vitin me 9.3 milionë pasagjerë. Për një vend me 2.8 milionë banorë, kjoështë më shumë sesa thjeshtë shifra. Turizmi po bëhet njëelement i rëndësishëm në PBB të këtij vendi dhe aeroportiështë një prej faktorëve pozitiv. Kjo është një sfidë përskuadrën tone dhe për Kastrati Group. Ne duam të sigurohemiqë eksperienca që marrin pasagjerët kur vijnë dhe ikin ngaAeroporti i Tiranës, të jetë më e mira e mundshme. Siç e shikoni ne po investojmë dhe po shtojmë vendqendrimet e avionëve, po zgjerojmë terminalin dhe po zgjerojmë pistën. Ne duam që njerëzit që vijnë këtu me Iberian, me British Airways, apo me çfarëdo linje tjetër, të ndjehen të mirëpritur.” tha Piervittorio Farabbi, Drejtor I Pergjithshem i Operimevenë TIA.
Një prej linjave më prestigjioze e me te perpiketa në botë, Iberia, ju shtua së fundmi listës së linjave që operojnë nëShqipëri, duke e lidhur Tiranën me Madridin tre herë në javë. Përmes Madridit, tashmë udhetarët nga Shqipëria kanëmundësi të lidhen me të gjitha kontinentet dhe të përfitojnënga lista e pasur e lidhjeve të Madridit me Amerikën Latine, Amerikën e veriut si edhe me Azinë.
“Shqipëria po përjeton një “boom” të vërtetë në sektorin e turizmit, ku shifrat e turistëve rriten muaj pas muaji. Ne jemifokusuar në menaxhimin e pasagjerëve që hyjnë dhe dalin ngaTirana, në muajt e verës. Shumë shtetas spanjollë po vijnë përtë eksploruar Shqipërinë. Por, përgjegjësia ime është që tëçojmë nga Shqipëria dhe nga të gjitha vendet e tjera sa mëshumë udhëtarë, për të zbuluar destinacionet e Spanjës, siçkemi bërë me rrjetin tonë në SHBA dhe Amerikën Latine. Pra, ne shpresojmë që me suksesin e fluturimeve në verë, mëshumë njerëz nga Shqipëria të vijnë tek ne.” tha Carmen Giraud, Menaxhere Shitjesh për Europën, Lindjen e Mesmedhe Azinë
Iberia dhe British Airways janë dy prej linjave më temirenjohura në botë dhe prezenca e tyre në një aeroport ështëgaranci për standart e qendrushmëri, siç edhe konfirmojneoperimet e British Airways gjate ketyre viteve ne TIA.
“E kujtoj momentin kur nisëm punën në Shqiperi, në vitin2006, dhe tregu ishte i etur për t’u rritur dhe për të ndërtuarrrugën tonë, me 3 fluturime në javë. Pandemia na goditifinanciarisht por u rikthyem më të fortë se kurrë dhe vitin e kaluar patëm 306 milionë pasagjerë. Për 5 vitet e ardhshmekërkojmë të investojmë 5 milionë paund, me shume avionë tërinj ng ate cilet 30 airbus.” tha Emil Delibashev, MenaxherKomercial Rajonal për British Airways
Linjat që tërheqin vëmendjen e pasagjerëve përbëjnë interesshumë të lartë edhe për operatorët turistikë, ndaj dheAeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizoi edhe një takim tëveçantë ku Iberia dhe British Airways paten mundësi tëndanin me operatorët turistikë planet e tyre të biznesit, produktet qe ofrojne si dhe destinacionet me te cilat do telidhin Shqipërinë.
Për t’ju përgjigjur fluksit të lartë të turistëve që pritet të ketëkëtë sezon, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka përgatiturnjë plan të mirëpërcaktuar përsa i përket aspektit operacionaldhe organizativ. Prej kohësh janë hapur vende pune sezonalesi edhe po bëhet gati shtesa e terminalit, duke shtuar keshtuporta të reja. Të gjitha këto arritje dhe rezultate rekord jane rrjedhojë e përpjekjeve afat-gjata të stafit të aeroportit për tëlidhur marrëveshje të reja me linjat ajrore, të Autoriteteteveshtetërore që kanë dhënë suportin e duhur për të zhvilluar këtëplan rritjeje dhe të vizionit të Kastrati Group për të investuarstrategjikisht për të kthyer aeroportin e Tiranës në portën mëtë madhe ne vend të hyrjes dhe daljes së udhëtarëve.
Leave feedback about this