Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë?
Aktualitet

Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë?

Shqipëria tani më është një atraksion shumë i dashur, jo vetëm për vendasit, por sidomos për të huajt. Publikime e INSTAT lidhur me turizmin konfirmojnë herë pas herë rekorde lidhur me numrin e turistëve të huaj të vendin tonë. Por për çfarë e vizitojnë të huajt vendin tonë? “Instituti i Statistikave” i analizon hyrjet e të huajve sipas disa qëllimeve kryesore të ndara në dy grupe. Grupi i parë lidhet me qëllimet personale; ku përfshihen pushimet, vizitat tek të afërmit, trajtime shëndetësore, qëllime fetare dhe udhëtarët transit. Nga ana tjetër, grupi i dytë lidhet me qëllimet për biznes dhe ato profesionale.

Këto të fundit regjistronin edhe rritjen më të lartë të hyrjeve sipas qëllimit referuar shifrave të tremujorit të parë të vitit 2024. “Scan Intel” këtë herë është përqëndruar te vizitat e të huajve për qëllime shëndetësore. Të dhënat tregojnë se në harkun kohor të tre muajve, hyrjet për qëllime shëndetësore janë të vetmet me rënie. Janë regjistruar 179 hyrje nga të huajt për këtë qëllim, nga 180 në tre muajt e parë të vitit të kaluar. Pra, rënia është thuajse e papërfillshme. Nëse këtë tregues e analizojmë me bazë mujore, pra për muajin mars të këtij viti, të dhënat tregojnë se regjistrohet me rritje deri në 180%.

Por si paraqitet kjo shifër në varësi të periudhave të ndryshme? Shifat tregojnë se krahasuar me vitin 2021, pra periudhën e pandemisë, vizitat për trajtime shëndetësore ranë këtë vit ranë me gati 57%. Në tremujorin e parë të vitit 2021 numri i hyrjeve për qëllime shëndetësore ishte 426, ndërsa në vitin 2022 ishte 385.

Nga ecuria e këtij treguesi mund të themi se Shqipëria është zgjedhur nga të huajt përgjatë periudhës së pandemisë, kjo edhe për shkak të çmimeve më të lira që ofron. Vitet e fundit po merr “hov” edhe turizmi dentar në vendin tonë, por edhe ndërhyrjet për rimodelimin e fytyrës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X