Në një hapësirë bregdetare prej 40 ha po punohet për plugimin dhe dezinfektimin e rërës. Në këto ditë puna është përqendruar në plazhin e madh të qytetit.
“Kemi punuar në zonën e plazhit, zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe zonën e Currilave për të bërë të mundur plugimin e rërës, heqjen e pjesës së leshterikut si dhe në disa pjesë kemi bërë dezifektimin.”
Autoritetet kanë bërë edhe ndarjen e hapësirës së plazhit në bazë të VKM që vendosi që 30% e plazhit të jetë publik.
“Me grupin e punës dhe policinë bashkiake kemi vendosur sinjalistikat ku ndodhe plazhet publike. Do të monitorojmë gjatë gjithë kohës në mënyrë që ky raport të zbatohet.”
Sipas kryetares së bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ky qytet po bëhet gati për të pritur një numër të madh turistësh.
“Rreth 80% e hoteleve kryesore të vijës së parë të qytetit tonë janë të prenotuara, që do të thotë se do kemi një sezon të suksesshëm.”
Durrësi gjatë vitit 2022 u vizitua nga një numër i madh vizitorësh jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe shtete të ndryshme të Europës. Shifra e turistëve këtë sezon pritet të tejkalohet.
Leave feedback about this