Shërbimet online nuk e pengojnë rritjen e punësimit në sektorin publik! Publikohet shifra, ja sa persona figurojnë të punësuar në shtet
Aktualitet

Shërbimet online nuk e pengojnë rritjen e punësimit në sektorin publik! Publikohet shifra, ja sa persona figurojnë të punësuar në shtet

Shërbimet publike online janë të pranishme gjerësisht në administratën publike, por paralelisht është rritur edhe punësimi në shtet.

Në vitin 2023, Instituti i Sigurimeve Shoqërore referoi se 165,574 punonjës nga sektori publik ishin kontribuues në skemën e sigurimeve, por në të gjithë sektorin shtetëror, bashkë me ndërmarrjet, janë të punësuar mbi 183 mijë persona.

Të punësuarit në sektorin publik janë më të shumtë se në vitin 2008, kur shërbimet online ende nuk ishin prezantuar, ku numëroheshin 162,562 punonjës ose 2% më pak se më 2023.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Informacionit tregojnë se aktualisht “e-Qeverisja” ofron 1237 shërbime online.

Rritja e punonjësve në administratën publike u bë më e dukshme pas pandemisë (shiko grafikun e mëposhtëm). Në vitin 2020, në skemën e sigurimeve shoqërore, numëroheshin mbi 155 mijë punonjës, por në 2023 numërohen 10,300 të punësuar më shumë, me rritje 6,6%.

Zgjerimi i sektorit publik erdhi paralelisht me shkurtimin e një serie institutesh kërkimore dhe shkencore. Pas vitit 1990, kur shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit, roli i tij erdhi në rënie me zgjerimin e sektorit privat. Por edhe pas 34 vitesh tranzicion, të punësuarit në shtet zënë një pjesë të konsiderueshme të punësimit me sigurime.

Në vitin 2023, të punësuarit në sektorin publik zinin 20% të kontribuuesve në skemën publike të pensioneve. Por pavarësisht se punësimi është zgjeruar në disa segmente të administratës, sërish ka vende të lira pune që nuk mund të plotësohen.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Administratës Publike, në vitin 2022, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil kishte 855 pozicione të lira, ku rreth 70.64% e pozicioneve ishin të nivelit ekzekutiv, ndërsa vetëm 22.2% e pozicioneve të përfshira në planin vjetor të rekrutimit ishin për kategorinë e ulët drejtuese.

Të dhëna të tjera referojnë se vendet e lira të punës janë të pranishme më shumë në qarqet e vendit. Sektorët e arsimit dhe shëndetësisë në qarqet e veriut po përballen me mungesë interesi për disa pozicione punë që para disa vitesh kishte mjaft konkurrencë.

Portali Shkollor aktualisht ka mbi 30 vende të lira për mësues matematike në qarkun e Kukësit, ku mësimi po zhvillohet në mungesë të profilit kryesor.

Në analizat vjetore, institucionet publike në vend shpesh konsiderojnë mungesën e burimeve njerëzore si pengesën kryesore për ecurinë dhe zbatimin e reformave./Monitor

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X