Sherr mes minoreneve te shkolles “Kongresi Manastirit”, dhunohet minorenia.
Aktualitet

Sherr mes minoreneve te shkolles “Kongresi Manastirit”, dhunohet minorenia.

Ndodh në Tiranë! Grushta mes vajzave 13 dhe 14 vjecare  në shkolle. Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” mes një grupi minorenësh në kryeqytet. Nga pamjet e hedhura ne internet perms nje video duket se disa vajza konfliktohen me njëra-tjetrën dhe më pas nisin përplasjen fizike, ku njera prej bashkemoshatareve perfundon e shtrire ne pllaka nga dhuna e shoqeve.Pasi hedhin në tokë bashkëmoshataren dhe e godasin me shkelma ndërsa i shkulin flokët, shajne me nje fjalor rruge. Ato zihen pranë ambienteve të shkollës dhe askush nuk shkon per ti ndare. Grupet e moshatareve  as nuk përpiqen të futen mes tyre që t’i japin fund këtyre pamjeve aspak të këndshme për t’u parë, por bëjnë gati telefonat për të filmuar sherrin. Fatkeqesisht as persona madhor nuk kane qelluar ne ate moment per te shuar sherrin e zhvilluar nga grupi I vajzave te shkolles “Kongresi Manastirit”. Te gjithe prindrit qe kane femijet ne ate moshe e ndjejne mjaft mire se cdo te thote te shikosh vajzen e shtrire per pllakash. Nderkaq ne nje publikim zyrtar shkolla Publikon se ngjarja ka ndodhur me 15 shkurt dhe se nuk ka ndodhur brenda ambienteve te shkolles por jashte saj. Por sic e pohojne dhe banoret e zones vendi ku kane ndodhur ngjarja dhe shkolla jane shume afer me njeri tjetrin. Ne njoftimin e publikuar ne rrjetet sociale nga shkolla thuhet se: Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”. Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë. Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm. Perfundon njoftimi zyrtar I shkolles publikuar ne rrjete sociale. Urojme qe ngjarje te tilla te mos perseriten dhe shkolla te mari pergjegjesite qe I takojne.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X