Ligji anti-duhan nuk po respektohet me nga subjeket. Pothuajse në të gjitha baret e Tiranës edhe në ambiente të mbyllura ,mund të konsumohet duhan pasi askush nuk të pengon edhe pse ligji është në fuqi. Madje në çdo tavolinë gjen edhe tavëll gjë të cilën ligji e ndalon. Germo.al u ninteresua pranë inspektoratit shëndetësor shtetëror i cili thotë se ligji është në fuqi dhe duhet respektuar .Nderkaq thuhet se ne periudhen 10 vjecare që nga hyrja në fuqi e ligjit antiduhan e deri tani në ambientet e brendshme vetem ne viti 2022 nuk u respektua ligji dhe solli një rritje të shkeljeve të këtij ligji në terren. Sipas të dhënave zyrtare nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, në vitin 2022 kemi rritje me 12 herë të shkeljeve krahasuar me 2021. Duket se ligji ka filluar te mos respektohet as ne zona urbane e rurale. Nderkaq sipas ekspertëve, shkeljet më të mëdha të ligjit antiduhan janë në zonat rurale si dhe qendrat e qyteteve. Roland Shuperka, ekspert për çështjet e duhanit në një intervistë pë r tv klan tha se: Fatkeqësisht ligji antiduhan nuk zbatohet në terren. Më shumë nuk zbatohet në zonat rurale dhe në qendrat e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera. Sipas Shuperkës, shkeljet në ligjin antiduhan më shumë se nga subjektet, vijnë nga vetë qytetarët. “Nuk zbatohet ligji duke vendosur gjoba. Në ligjin aktual ekziston edhe ajo pika që të dënohet duhanpirësi, në 10 vite nuk ka asnjë të dënuar” theksoi eksperti. Në vitin 2019 me ndryshimet në ligjin antiduhan u dyfishuan gjobat për shkelësit. Vetëm në vitin 2022 nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, vlera totale e gjobave të vendosura arrin në 42 mln Lekë të reja.
Leave feedback about this