Shpallen fituesit e raundit të dytë në universitete. Xhelaj: Në garë 5900 kandidatë. Regjistrimi pranë fakulteteve në periudhën 22 Shtator-1 Tetor
Aktualitet

Shpallen fituesit e raundit të dytë në universitete. Xhelaj: Në garë 5900 kandidatë. Regjistrimi pranë fakulteteve në periudhën 22 Shtator-1 Tetor

Shpallen fituesit e raundit të dytë në universitetet publike dhe private të vendit. Në raundin e dytë kanë aplikuar 5900 maturantë për rreth 16 mijë kuota të lira. Pranë portalin u–albania maturantët mund të shohin renditjen në bazë të 10 preferencave që ata kanë përzgjedhur dhe më pas të bëjnë regjistrimin në programin e studimit që ata preferojnë më shumë. Regjistrimet do të vijojnë deri më 1 Tetor.

Këtë vit ministria e arsimit ka reduktuar raundet e aplikimeve në universitet, duke hequr raundin e tretë. Por kandidatëve u jepet mundësia që të regjistrohen ne raundin e lirë, pasi do të mbeten kuota të paplotesuara.

Raundi i dytë dhe raundi i fundit do të jetë një shans për të plotësuar kuotat edhe univiersitetet më pak të kërkuar dhe ato të shpallura si degë prioritare, pasi fakulteti i Gjeologjisë në unviersitetin Politeknik dhe Shkencat e Natyrës në universitetin e Tiranës kanë nga më pak se 10 studentë të regjistruar në degët e klasifikuara si prioritare.

Tek Shkencat e Natyrës, degë si Fizika, Kimia, dhe Matematika, jo vetëm që kanë pak studentë të regjistruar në raundin e parë, por edhe në këtë raund të dytë numri i aplikantëve është i ulët, madje më pak se kuotat e lira. Kandidatët nuk janë joshur nga bursa prej 40 mijë lekësh në muaj që ofrohet nëse ndjek për këto programe studimi.

APLIKIMET TEK SHKENCAT E NATYRËS

Matematikë    26 aplikantë         41 kuota

Kimi                22 aplikantë          55 kuota

Fizikë             16 aplikantë        43 kuota

SHKENCAT E NATYRËS RAUNDI I

Matematikë         9 studentë

Fizikë                     7 studentë

Kimi                       5 studentë

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X