Shqipëria e fundit për mjekët/ Ka numrin më të ulët në raport me popullsinë në Europë
Aktualitet

Shqipëria e fundit për mjekët/ Ka numrin më të ulët në raport me popullsinë në Europë

Shqipëria mban vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve në raport me popullsinë. Aktualisht janë të punësuar në sektorin publik 1.9 mjekë për 1000 banorë, ndërsa në rajon ky tregues është 2.6 dhe në vendet e zhvilluara 3.6. Kriza e emigrimit e bën edhe më të vështirë për të plotësuar nevojat që ka sistemi ynë shëndetësor. Sipas “Urdhrit të Mjekut” në vitin 2022 rreth 190 mjekë u pajisen me certifikatën e sjelljes së mirë, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti e kanë kërkuar 80 të tjerë, një dokument i domosdoshëm për ata që largohen nga vendi. “Vitin që kaloj janë lëshuar rreth 190 certifikata të sjelljes së mirë, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 80.”tha Fatmir Brahimaj President I Urdhrit tw Mjekut Për pedagogun e universiteti të mjekësisë, Qamil Dika, investimet në sistemin shëndetësor janë pozitive, por të pamjaftueshme. “Mjekët janë një aset kombëtar, të cilët duhen vlerësuar, kuptuar dhe duhet plotësuar kërkesat dhe kushtet e nevojshme që ata kanë jo vetëm për zhvillimin e veprimtarisë profesionale, por edhe atë jetësore.” U shpreh Qamil Dika pedagog nw Universitetin e Mjekwsisw. Edhe nëse nuk ikin jashtë, pjesa më e madhe e studentëve apo specializantëve të mjekësisë dëshirojë të qëndrojë në Tiranë, duke bërë që spitalet e rretheve të vuajnë mungesa. Pedagogu sugjeron që mjekët e rinj, ndërkohë që kryejnë specializimin, të motivohen përmes pagesës.“Për problematikat që ka vendi ynë, kuotat e pambuluara duhet parë mundësia që të konsiderohen si të punësuar panë spitaleve tona, të motivohen përmes pagesës.”theksoi pedagogu Dika. Në vitet e fundit mjekët konstatojnë se drejtimet më të kërkuara për specializantët janë kardiologjia, imazheria, por edhe dermo-estetika, ndërsa rriten nevojat për mjekët e urgjencës dhe ata të familjes.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X