Shqipëria më pak e pëlqyer në rajon për investime të huaja.
Aktualitet

Shqipëria më pak e pëlqyer në rajon për investime të huaja.

 Shqipëria është vendi më pak tërheqës në rajon sa i takon mundësive që investitorët shohin për të investuar.Në Indeksin Global të Mundësive 2022 vendi ynë renditet në vendin e 67, me një shkallë përkeqësimi në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 66. Sërish mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku kryeson Maqedonia e Veriut e renditur në vendin e 52.

Kështu Mali i Zi renditet në vendin e 53 për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, pas tij Serbia nga ana tjetër renditet në vendin e 61.

Bosnjë-Hercegovina është i vetmi vend ndër ato të Ballkanit që lëmë pas e renditur në vendin e 99.

Por cilat janë në fakt fushat që perceptohen si më pozitive dhe ato që penalizojnë një vend në këndvështrimin e investitorëve?

Për Shqipërinë rezultati më i mirë është shënuar në perceptimi i biznesit dhe që lidhet me masat dhe kufizimet që has biznesi si dhe lehtësimi në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ku rezultati i regjistruar është ai i vendit të 59, me 4 shkallë zbritje krahasuar me një vit më parë.

Dimensioni i dytë u performon më mirë është sa i takon fondamenteve ekonomikë dhe që lidhet me parashikimin makroekonomik të vendit, veçoritë dhe kualifikimin e fuqisë punëtorë dhe potenciali për zhvillim dhe inovacion të vazhdim. Shqipëria renditet e 60, me asnjë ndryshim nga një vit më parë.

Fusha e tretë në ecuri është te standardet ndërkombëtare që lidhen me faktin sesa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar dhe gjasat që të jenë konform standardeve ndërkombëtare në vendin e 60.

Më dobët duket se vendi paraqitet tek shërbimet financiare që kanë të bëjnë me masat dhe thellësinë e aksesit që ka një vend në shërbime të tilla ndërkohë që edhe kuadri institucional paraqitet gjithashtu dobët me një renditje në vendin e 80 dhe që ka të bëjë me shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.

Indeksi hartohet çdo vit nga Milken Institute një organizatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti merr parasysh faktorët ekonomikë dhe financiarë që ndikojnë në investimet e huaja, aktivitetet dhe politikat kryesore të biznesit, ligjore dhe rregullatore të përdorura nga qeveritë për të mbështetur dhe nxitur investimet./Monitor

Pandemia në Europë shkurtoi më shumë jetën në Bullgari dhe Shqipëri, 3.6 vjet më pak në vendin tonë

16 Mars, 2023 12:56

Aw

Pandemia Covid -19 e ka shkurtuar jetëgjatësinë në të gjithë Europën, por në Shqipëri dhe Bullgari efekti ka qenë më i madh.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet krahasuar me 2020), si rezultat i rritjes së papritur të vdekshmërisë për shkak të COVID -19.

Në Bashkimin Europian jetëgjatësia në vitin 2021 ra me 1.2 vite në krahasim me vitin para pandemisë, 2019. Të dhënat tregojnë se Bullgaria dhe Shqipëria kishin rënien më të madhe të jetëgjatësisë për shkak të pandemisë me nga 3.7 dhe 3.6 vjet secila.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ishte 75.5 vjet nga 79.1 vjet që ishte në vitin 2019, ose 3.6 vite më pak. Gjatë pandemisë Covid -19 Shqipëria pati normat më të larta të vdekshmërisë shtesë në Europë.

Në nivel vendi, jetëgjatësia më e lartë në lindje u regjistrua në Spanjë (83.3 vjet), Suedi (83.1 vjet), Luksemburg dhe Itali (të dyja 82.7 vjet), ndërsa më e ulëta ishte në Bullgari (71.4 vjet), Rumani (72.8 vjet). ) dhe Letonia (73.1 vjet).

Në vitin 2021, rajonet në BE me nivelet më të larta të jetëgjatësisë në lindje ndodheshin në Spanjë, itali dhe Francë.

Rajoni i BE-së me jetëgjatësinë më të lartë në lindje ishte Madridi (85.4 vjet), i ndjekur nga Navarra (84.8 vjet) dhe rajoni finlandez i ishujve Åland (84.6 vjet). Castile dhe Leon dhe Provinca Autonome e Trentos vijojnë renditjen me 84,3 dhe 84,2 vjet dhe më pas Stokholmi (84,1 vjet) me tre rajone të tjera spanjolle: Cantabria dhe Vendi Bask (të dyja 84,0 vjet) dhe Galicia (83,9 vjet). M tej në 10 rajonet europiane që jetojnë me gjatë renditen 3 rajone franceze provinca Autonome të Bolzanos në Itali, me 83.8 secila.

Nga ana tjetër, rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët ishin në lindje të Europës, ku kryeson Bullgaria me të gjitha rajonet e saj me mesatarisht 71.4 vite jetëgjatësi, nga 75.1 që ishte para Pandemisë. Rajonet e Bullgarisë u pasuan nga Mayotte në Francë (71.5), dhe Rumania me rajonet e saj me jetëgjatësi mesatare 72.8 vite në vitin 2021.

Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor.

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%./Monitor/

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X