Shqipëria ka vendosur të pezullojë importet e shpendëve nga disa shtete europiane për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vend. Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë masa të rrepta, duke ndaluar importin dhe tranzitin e disa produkteve të shpendëve nga vende të prekura, si Italia, Suedia, Polonia, Bullgaria, Sllovakia, Çekia, Hungaria, dhe të tjera.
Masat përfshijnë ndalimin e importit të shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve 24-orësh, shpendëve dekorativë, materialeve biologjike të shpendëve, vezëve, mishit të shpendëve që nuk ka kaluar përpunim termik, dhe nënprodukteve që nuk janë trajtuar termikisht.
Këto masa të reja vijnë si përgjigje ndaj rrezikut të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Evropë, dhe kujtojnë situatën e dy viteve më parë në Shqipëri, kur shpërthimi i këtij virusi çoi në asgjësimin e më shumë se 500 mijë shpendëve në disa qytete të vendit.
Leave feedback about this