Gripi po del nga shtëpiat e shqiptarëve. Aktualisht. popullata është duke dalë nga situata e rëndë gripale, që përfshiu vendin në fillim të muajit nëntor të vitit që lamë pas.vKjo situate konfirmohet nga të dhënat që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik, ku janë më pak se 15 mijë persona të prekur, krahasuar me mbi 17 mijë që ishte 1 muaj më parë. Situata paraqitet më e qetësuar edhe në Spitalin Shefqet Ndroqi, ku mjeku pneumolog, Arben Tanka, tregon per News24 se urgjencat ditore janë mesatarisht 20 deri në 40 pacientë, ndërsa grupmoshat më të prekura janë personat mbi 60 vjeç, kryesisht ata që kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Mjeku thotë se për fat të keq, ka pasur dhe persona që kanë ndërruar jetë. Këshillat e ekspertëve janë mospordorimi i antibiotikëve, duke i zëvendësuar ato me aspirina dhe paracetamol. Vetë qytetarët konfirmojnë që e kanë kaluar gripin dhe tregojnë hapat që kanë ndjekur për të shpëtuar prej saj.
Shendetesi
Shqipëtarët i “shpëtojnë” gripit, bie numri i të prekurve.
- February 22, 2023
- 0 Comments
- 160 Views
Leave feedback about this