Shtetasve rusë, iu pezullohen vizat nga Shqipëria. Shteti shqipëtar ka pezulluar hyrjen pa viza në territorin shqiptarë për shtetasit rusë. Ky vendim u mor një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Jo vetem kaq por kjo VKM është pasqyruar edhe nga ambasada e Shqipërisë në Federatën ruse, e cila njofton anulimin e vizave turistike për shtetasit rusë. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë. Shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.
Leave feedback about this