Shtohen aplikimet, këtë vit 43 projekte për termoizolim fasade dhe vendosje ashensori
Aktualitet

Shtohen aplikimet, këtë vit 43 projekte për termoizolim fasade dhe vendosje ashensori

43 projekte për veshje me kapote të fasadës dhe vendosje ashensori po mbështeten këtë vit nga fondi i komunitetit.

Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve.

Vitin e kaluar, bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori. “Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 përqind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve për sivjet. Vetëm për sivjet ne kemi 84 aplikime , ndër to 43 janë fitues”, thotë Aurel Çuko.

Sipas drejtorit të bashkëpronësisë në bashkinë e Tiranës, këto ndërhyrje shtojnë vlerën e pronës.

“Ka bërë që nga një punim i tillë prona të rritet 20-30 përqind. Me sistemin kapot është vënë re sipas një studimi që brenda 2-3 viteve, falë reduktimit të faturës së energjisë elektrike, kjo kthen investimin mbrapsht”, deklaron Çuko.

Në 7 vite, fondi i komunitetit, me vlerë 100 milion lekë të reja në vit, ka mbështetur 174 projekte.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X