Shtohen fëmijët që kanë probleme me shikimin.Alarmi nga Okulistët: Nga vizitat rutinë rezultojnë rreth 50% e kësaj grupmoshe.
Aktualitet

Shtohen fëmijët që kanë probleme me shikimin.Alarmi nga Okulistët: Nga vizitat rutinë rezultojnë rreth 50% e kësaj grupmoshe.

Me nisjen e shkollës specialistët evidentojnë edhe problematika të ndryshme tek shëndeti i fëmijëve, siç janë edhe ato tek sytë. Sipas okulistes Nora Burda nga vizitat rutinë ndeshen rreth 40-50% e kësaj grupmoshe që ka probleme me shikimin.

“I kanë sjellë prindërit edhe për një ekzaminim rutinë. Por problematikat qëndronin ato që kanë qenë ose kanë pasur probleme me pamjen nga larg që është miopia ose astigmatizmi, por janë vizituar edhe në shkolla më para, probleme me pamjen të cilat nëse ne i vërejmë i investigojmë vetë i përshkruajmë syze ose nëse kanë problematika më madhore ne i çojmë te oftalmopediatri në spital që i ndjekin ato. Prindi sjell vajzën 5 vjeçe nga parashkollori si dhe djalin 12 vjeç, doktoreshë ta solla thot. Ka rreth 40-50 % të rasteve që mund të dalin me probleme me pamjen.”theksoi Okulistia Burda.

Megjithatë problematika të shumta ndeshen edhe tek të rriturit të cilët shkojnë për vizitë tek specialisti kur duan të nxjerrin lejen e drejtimit për automjet.

“Shumica e tyre vijnë vetëm për të bërë patentën, përshembull fëmijët në moshën 18 vjeç vijnë për të bërë patentën dhe aty shikojnë që nuk shikojnë sepse nuk kanë bërë kurrë një vizitë më para. Ose moshat e rritura ata mendojnë që do marrin një vulë do marrin një firmë për pamjen, por pamja bëhet në moshat e rritura sepse fillon të bije pamja fillojnë problematikat, kataraktet, glaukomat. Pas moshën 40 vjeç duhet të investigohesh për glaukomat, për diabetin, nëse ke probleme nga diabeti pasi pacienti diabetik duhet të vijë çdo gjashtë muaj të shohë a ka dëmtime nga diabeti apo jo.”sqaron okulistia.

Që të shmangen problemet tek sytë, specialistët rekomandojnë kryerjen e vizitave periodike dhe shmangien e medikamenteve pa recete mjekësore.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X