Edhe pse nuk kanë shqetësime serioze dhe kanë kaluar të 60- dhjetat ky çift të moshuarish bëjnë kontrolle të rregullta mbi kontrollin e zemrës dhe nuk neglizhojnë aktivitetin fizik. Por nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar, pasi tashmë sëmundjet e zemrës po shfaqen pothuajse në çdo moshë. Janë rreth 90 mijë persona që vuajnë nga problemet kardiake, që dikur preknin pacientë të moshës mbi 40 vjeç. Tashmë ky fenomen ka ndryshuar. Problemet e zemrës mbeten shkaktari kryesor i vdekjeve në vendin tonë dhe pas periudhës së pandemisë ky numër ka ardhur në rritje. “Janë regjistruar rreth 90 mijë persona me sëmundje të zemrës dhe nga këta rreth 52 mijë janë me sëmundje ishemike të zemrës. Ndërsa sa i takon niveleve të vdekshmërisë në vitin 2022 vdekjet nga aparati i qarkullimit të gjakut mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në vend dhe përbëjnë rreth 54. 5 % i gjithë vdekjeve në mbarë vendin.’Dorina Toci pergjegkese e sektorit te semundjeve kronike ISHP. Rritja e sëmundjeve kardiovaskulare dhe e shtrimeve në spitale nisi të vihej re jo vetëm në periudhën e pandemisë së Covid-19 por edhe më pas. Sipas mjekëve faktorët e rrezikut janë shtuar duke u bërë ndikues stili i jetës, obeziteti, stresi, duhanpirja. “Parandalimi duhet të jëtë në thelb të mjekësisë moderne. ky është një problem që lidhem më shumë me ndërgjegjësimin e shoqërisë, por jo të gjithë janë të gatshëm që pa pasur asnjë lloj shqetësimi të marrin mjekime që shpesh zgjasin gjithë jetën.”tha Mihail Tase shefi I sherbimit te Mjekesise Inerte dhe ipertensionit ne QSUT Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i vdekjeve nga zemra është 17.9 milion në vit, ndërsa pritet që deri në vitin 2030 ky numër të rritet e të shkojë në 22.2 milionë vdekje në vit.
Aktualitet
Shtohen të sëmurët nga zemra, mjekët: Mos neglizhoni kontrollet dhe aktivitetin fizik
- September 29, 2023
- 0 Comments
- 190 Views
Leave feedback about this