Sigurimi i banesave, konsumatortë indiferentë dhe të paedukuar.
Sigurime të Detyrueshme

Sigurimi i banesave, konsumatortë indiferentë dhe të paedukuar.

Konsumatorët shqiptarë nuk e kanë kulturën për sigurimin e banesave. Në këtë përfundim arrijnë ekspertët për sa i takon rrezikut që u kanoset pronave dhe shëndetit nga faktorët natyrorë. Një ndër mundësitë që ofron tregu i sigurimeve është mbrojtja nga ngjarjet e vështira natyrore, të cilat mund të sjellin pasoja edhe në pronën e qytetarëve apo bizneseve. Sigurimi i pronës është një nga konceptet e reja që ka hyrë në marrëdhëniet financiare të qytetarëve me pronën e tyre. Kjo, në shumicën e rasteve, është e lidhur edhe me detyrimet e kërkuara nga marrëdhëniet me bankat, për kreditë që merren nga qytetarët për blerjen e banesave.  Referuar dhe ngjarjeve te here pas hereshme sic jane dy tërmetet e vitit 2019, qe deri tani ishin një fenomen i cili pothuajse ishte harruar nga shqiptarët. Kultura e vakët për të bërë sigurimin e banesave, vullneti ose ndoshta edhe fakti që mendonin se këto polica sigurimi ishin të shtrenjta i bëri qytetarët shqiptarë të mos siguroheshin. Dy termetet e vitit 2019, ishin testimi me I madh I tregut te sigurimeve ne shqiperi. Vendosja perball ketij testimi te forte, sic ishin demet e termeteve nxori ne pah dhe perkushtimin dhe vendosmerine e shoqerive te sigurimeve, ku listen e demshperblimeve e kryeson Albsig. Njerëzit u ballafaquan me faktin se cmimi i një sigurimi shtëpie ishte asgjë në krahasim me rëndësinë e tij në raste katastrofash apo dëmesh në prone. Albsig është kompania që ka paguar faturën më të kripur nga tërmeti I fundvitit 2019. Duke pasur parasysh kulturën e ulët të sigurimit vullnetar në Shqipëri, pjesa më e madhe e dëmeve të lidhura me tërmetin e nëntorit 2019 lidheshin me sigurimin e kolateralit në favor të institucioneve të kredidhënies. Rrjedhimisht, pjesa e lartë e Albsig në dëme i detyrohet kryesisht dominimit që kjo kompani ka pasur në policat e sigurimit të pronës të shitura përmes bankave tregtare.

“Shqiptarët, kur blejnë një makinë, mendohen 100 herë. I shohin një për një detajet. Sa kilometra ka bërë, sa harxhon, çfarë opsionesh ka, e çojnë në dy-tre servise për të testuar sigurinë, etj., etj. Në mënyrë të ngjashme, veprojnë edhe kur blejnë një frigorifer apo një pajisje tjetër elektroshtëpiake. Pasi kanë kontrolluar të gjitha njësitë e shitjeve dhe kanë testuar nivelin e çmimit, interesohen në hollësi nëse është AAA + (me kursim maksimal të energjisë), a ju kombinon ngjyra, a ka derën në krahun e duhur dhe dhjetëra vlerësime të tjera të kësaj natyre. Por, kur vjen puna për shtëpinë, investimin e jetës, gjithçka thjeshtohet. Ata që ndërtojnë vetë, mjaftojnë vetëm të kenë paratë ndersa ato qe e blejne me banke I pergjigjen bankes ne cdo moment” tregon Agron Hoxha nje nder klientet e Albsig per sigurimin e banesave. Ai shton se ne fillim ka qene banka ajo qe e ka “detyruar” te bej sigurimin ne Albsig. Nderkohe sot pas kaq shume vitesh cdo gje ka ndryshuar. “Pasi kalova 10 kredi, e bera qellim ne vetvete, per vete dhe per femijet e mi edukimin mbi rendesine e sigurimit te shtepise. Tani une e siguroj apartamentin vullnetarisht pa me detyruar banka sic kisha pervojen e meparshme. Tani sidomos pas pervojes se termeteve te vitit 2019 e kam kuptuar rendesine e ketij sigurimi”, vijon se treguari Hoxha.

Ndërkaq, Mimoza Lika edhe kjo e prekur nga tërmeti tregon se nga tmerri që ka kaluar Albsig-un e ka njoftuar pas disa ditësh. “Nuk dua ta kujtoj atë moment. Dua që të fshij atë sekuencë që na rrezikoi jetën e gjithësecilit prej nesh që jetojmë në Durrës. Unë e kam të siguruar banesën dhe vetëm pas disa ditësh jam kujtuar që e kam dhe këtë mundësi për dëmshpërblim. Kam hapur dosjen e dokumentave të shtëpisë të cilën mezi e kam gjetur dhe kam njoftuar Albsig. Skuadra e profesionistëve të Albsig është treguar e gatshme dhe shumë transparente kundrejt procesit që ne do ndjekim deri ne finalizimin e dosjes për dëmshpërblim”-,tregon Lika. Situata të tilla natyrore shoqërohen me ekzpozim të lartë rreziku, por shoqëria e sigurimeve Albsig ka kapacitetin e lartë e të qëndrueshëm financiar, si dhe aftësinë paguese për të dëmshpërblyer të siguruarit plotësisht edhe në ngjarje shumfish më të mëdha se kjo e  dy termeteve te fundvitit 2019. Keshtu nuk mbetet gje tjeter vetem se u behet apel te gjithe konsumatoreve qe te bejne sigurimin e shtepive, apartamenteve tyre , prane shoqerive te sigurimeve me te arrira ne treg sic eshte Albsig.sh.a.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X