Në lidhje me situatën me Covid-19 në vend , Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit per diten e sotme. Sipas MSH jane kryer 411 testime në 24 orët e fundit dhe kane rezultuar pozitivë 16 qytetarë. Ndërkohë eshte per tu vleresuar se nuk raportohet asnjë qytetar nuk ka humbur jetë si pasojë e virusit.
Ne Njoftimin zyrtare te MSH thuhet se:
3 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 411 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:
9 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Fier, Dimal, Kuçovë.
Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 411
Testime totale 2,032,010
Raste pozitive 333,269
Raste të shëruara 329,543
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 105
Fier 12
Vlorë 4
Durrës. 3
Berat. 3
Elbasan. 2
Lezhë. 1
Leave feedback about this