Radhë te gjata pacientësh tek Spitali Onkologjik ne Tirane, qe nga larg duket hapur se nuk zbatohet asnje lloj distancimi. Në spitalin onkologjik në Tiranë , pacientët ankohen për mungesë kushtesh infrastrukturore, duke theksuar se në disa raste kanë kryer seancën e kimioterapisë në karrige e poltrone. Është një seancë që zgjat 4-5-6 orë dhe është një seancë e lodhshme dhe të rrish ulur për kaq gjatë dhe në kushte të mira të jesh nuk mund të qëndrosh.Në Spitalin Onkologjik, aty ku trajtohen sëmundjen e rënda kancerogjene ka shumë pacientë të cilët presin në radhë te gjata ne hollin e hyrjes se spitalit. Cdo mengjes shikon dhjetëra qytetarë te mbledhur para derës kryesore që mbajne radhë për vizita pa ruajtur asnjë lloj distance mes tyre.Në komunikimet që germo.al ka patur me persona, keto te fundit bejne me dije se familjarë të këtyre pacientëve kanë thënë se bashkëshortja e tyre e ka marrë dhe ka bërë kimioterapinë ulur në karrike. . Ka radhë. Ka radhë pafund dhe ndoshta mund të gjenden mekanizma të tjerë mund të shtohen njësitë e mamografisë qoftë në Tiranë qoftë edhe në rrethe në mënyrë që të mos presin kaq gjatë se në rast se personi vajza apo gruaja e ndjen një shqetësim nuk mund të presë kaq gjatë.
Nje copez histori e vertete.
Lufta me kancerit po e përball me stërmundimet e teperta, për gjetjen e ilaçeve si dhe kapjen ne kohe te cdo trajnimi ne spitalin onkologjik. Pasi ka humbur njërin gjoks nje 45- vjeçare nga Kukesi, e shtruar ne pavijonin e Onkologjisë, tregon përpjekjet dhe sakrificat e familjes, për t’a mbajtur ne jete. Fale ndihmës se familjes dhe te afërmeve, ajo ka mundur te nis kimioterapinë. Por, tashme qe i duhet te përdore Herxeptinen, për nje faze me te avancuar te kancerit, 45-vjeçarja thotë se nuk mundet ta përballojë financiarisht nese do kete mungese te saj.
Eshte shume e kenaqur me sherbimin qe merr nga mjeket por, dhe per kete te fundit problem shume te madh paraqesin kushtet infrastrukturore. Nga gjithe terapia qe ka marre ne QSUT spitali onkologjik vetem njehere ka pas vonesa dhe ajo eshte detyruar qe ti blej medikamentet e kerkuara. Ka sakrifikuar jashte mase shume sepse largesia dhe mungesa e nje vendqendrimi afer spitalit ka bere qe ajo te bej dyfish shpenzime. Ndryshe nga heret e tjera ajo ka vendosur te refuzoje mjekimin nëse nuk ia siguron spitali. Por pranë farmacisë se spitalit Onkologjik, pacientet tregojnë se u duhet te qendrojne shume gjate deri sa te behen procedurat e kalimit te ilaceve, për te marre ilaçet e kimioterapisë. Ka edhe nga ata paciente qe ikin pa i marre dhe enden me dite dyerve per to.
Si nis kalvari i vuajtjes se pacienteve ne onkologjik.
Kalvari i problemeve te pacienteve te spitalit onkologjik fillon qe ne hyrje te spitalit.
Organizimi i brendshem i sherbimeve mjekesore, si pritja e pacientëve per shtrim dhe operime si dhe planifikimi i kemiove ditore eshte nje vuajtje per pacientët e ketij spitali. Te semuret qe vijne nga qytetet e tjera me rekomandim per shtrim duhet te kalojne si fillim nga urgjenca te bejne analizat per shkak te burokracive dhe me pas ti hapet drita jeshile per te marre sherbimet e duhura ne onkologjik. Me pas procedura do vijoj me hapjen e dosjes, ne te cilen percaktohet mjeku qe do ti ndjek, rezultatet e analizave, percaktonin pavionin e shtrimit pamvarsisht rekomandimit duhet te hapet kartela te onkologjikut.
Peripecite e pacienteve qe marrin sherbimi ditor te kimioterapise ne Spitalin Onkologjik.
Organizimi i sherbimit ditor te kemioterapise edhe pse ka ndryshuar shume krahasuar me pese vite me pare serish situate eshte e patolerueshme. Është per te vene duart ne koke forma dhe menyra e qasjes se kesaj praktike pune. Fillon qe nga porta kryesore ose hyrja, ku pacientët pamvarsisht se jane me planifikim presin tu thirret emri nga kordinatoret e organizimit per te marr trajtimin venoz. Ka nga ato dite qe nuk gjen edhe vend per te marre sherbimin e kimioterapise. Edhe pse pacientet e ardhur nga rrethet jane te paret qe marrin sherbimin serish kane probleme. Nuk jane me pak probleme ato qe jane me banim ne Tirane.”Vi qe ne oren 07.00 te mengjesit dhe mbaj radhen tek dera duke perdor dhe mekanizma njohjeje per tu future sa me shpejt ne pavion. Te besh kimioterapi dhe most e kesh ku te qendrosh eshte shume problematike. Ka pas raste qe kam mbaruar kimion ne oren 18,00. Por ajo qe ne entuziazmon eshte qe aktualisht spitalit nuk I mungojne medikamentet kryesore”, tregon Esmeralda Ngjeci. Kjo e fundit shton se eshte shoqeruesja e motres saj dhe te gjitha sherbimet per motren I kryen ajo brenda spitalit. Madje ajo thekson se mundohet shume qe te zeri vend te salla ditore e kimioterapise per cdo séance. Por ka raste qe ze vend edhe ne repartet lart pasi ne shume raste kimioterapia te sjell pasoja te paparashikuara.
Pacientët e diagnostikuar me tumor, veç sëmundjes përballen dhe me kushte të vështira për shak të infrastrukturës në spital. Familjaret e pacienteve jane ato qe marin masa qe te kene cdo gje ne makinen e tyre qe ju duhet familjareve. Cdo pacient qe merr kimioterapi ditore duhet te pajiset qe nga masat mbrojtese qe eshte maska e deri tek medikamentet qe mund mos qellojne ne ate moment. Ne valixhen e nje pacienti qe merr kimioterapi ditore duhet te kete letra higjienike, uje, lengjet e rekomanduara nga mjeku, carcafe te paster, batanije, rroba. Përveç shpenzimeve për shkak të sëmundjes, thonë se u është shtuar dhe kostoja e karburantit dhe përballë të gjitha shpenzimeve ndoshta do të detyrohen të marrin lekë borxh per ta kaluar kete periudhe te sikletshme. Sa i përket asaj çfarë bën Ministria të paktën duke i’u referuar asaj që ministria thotë dhe asaj që ne shohim mund të themi që në shumë raste janë dy gjëra të ndryshme. Duhet të theksohet se këto zonja këto vajza që shkojnë dhe kryejnë mamografi unë kam parë me sytë e mi që presin me orë të tëra për ta kryer dhe për ta marrë këtë shërbim.
Germo.al
Leave feedback about this