Statistika/ OBSH: “Çdo dy minuta vdes, një grua shtatzënë ose që sapo ka lindur.
Shendetesi

Statistika/ OBSH: “Çdo dy minuta vdes, një grua shtatzënë ose që sapo ka lindur.

Të dhënat statistikore të OBSH-së publikuar sot nga Tgcom lënë pak hapësirë ​​për interpretim. Konkretisht duke iu bazuar analizimit te ketyre te dhenave del se një grua vdes çdo dy minuta për shkak të komplikimeve gjatë shtatzënisë ose lindjes. Pra, ndërsa vdekjet në tërës kanë rënë me një të tretën në 20 vjet, shkalla e vdekshmërisë së nënave është ende një plagë , sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara .

  Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë amtare ra me 34,3% në një periudhë 20-vjeçare: nga 339 vdekje amtare për 100,000 lindje të gjalla në 2000 në 223 vdekje amtare në 2020. Megjithatë, shpjegon OBSH. kjo do të thotë se rreth 800 gra vdisnin në ditë në vitin 2020, ose rreth një në çdo dy minuta. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, rritja rekord e vdekshmerise tek nenat shtatzena ose te sapolindura u regjistrua në Shtetet e Bashkuara. Raporti zbuloi se midis 2016 dhe 2020, shkalla e vdekshmërisë amtare u ul në vetëm dy nga tetë rajonet e OKB-së: në Australi dhe Zelandën e Re me 35% dhe në Azinë Qendrore dhe Jugore me 16%. “Ndonese shtatzënia duhet të jetë një kohë shprese e madhe dhe një përvojë pozitive për të gjitha gratë, tragjikisht është ende një përvojë tepër e rrezikshme për miliona njerëz në mbarë botën,” tha kreu i OBSH, Adhanom Ghebreyesus. 

Besjana Kodra mjeke gjinekologe tregon per MCNTV se: “Shqipëria nuk hyn në listën e vendeve me mortalitet shumë të lartë të grave shtatzëna! Çdo vit kemi ulje me 6%. “thekson mjekja. Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin se çdo dy minuta në botë vdes një grua shtatzënë ose gjate lindjes.

Besjona Kodra, mjeke gjinekologe deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se është një përfundim realist i bazuar në studime të kryera në 116 vende.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Kodra theksoi se shkalla e lartë e vdekshmërisë nuk përputhet me synimin e vendosur nga Kombet e Bashkuara, e cila kërkon uljen me 70% të mortalitetit.

E ndalur dhe tek situata në vendin tonë, mjekja gjinekologe tha se Shqipëria nuk hyn në vendet me moratalitet të lartë dhe nuk mund të krahasohemi kurrsesi me vendet e Afrikës apo Afganistanin. Për Kodrën synimi i vendosur nga OKB është shumë i realizueshme për vendin tonë dhe se çdo vit mortaliteti ulet me 6-7-8%.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X