Ministria e Shëndetësisë ka bere publike të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Covid sa vjen e tkurret por ende ka raste te veshtira ne vend. Sipas MSH nga 130 teste të kryera sot, vetëm 2 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete ne keto tre dite. Gjithashtu MSH udhezon popullaten qe te bejne vaksinat kunder Covid19.
Njoftimi zyrtare I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 130 testime, nga të cilët 2 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë e Durrësit dhe Vlorës.
Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 27 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 130
Testime totale 2,039,684
Raste pozitive 333,490
Raste të shëruara 329,751
Raste Aktive 141
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 117
Fier 7
Vlorë 5
Berat. 3
Korçë. 3
Lezhë. 2
Shkodër. 2
Durrës. 2
Leave feedback about this