Studentët e mjekësisë: Do vijojmë bojkotin. Manastirliu: Ligji favorizon për punësimin e mjekëve të rinj, do rishikohen programet e studimit
Aktualitet

Studentët e mjekësisë: Do vijojmë bojkotin. Manastirliu: Ligji favorizon për punësimin e mjekëve të rinj, do rishikohen programet e studimit

Gati dy mijë studentë të unviersitetit të mjekësisë kanë nisur vitin e ri akademik me protesta dhe bojkot të mësimit. Pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri të qeverisë i cili i detyron ata që punojnë disa vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve ose të paguajnë tarifën reale të kostove të studimit.

Studentët thonë se bojkoti do të vijojë.

“Viti akademik i shkuar mbaroi me protestë dhe ky vit po nis me protestë. Fakti që janë kaq shumë në numër tregon se protesta është e vërtetë. Unë sapo filloj vitin e gjashtë dhe jam brezi i parë që prekem nga kjo.”

Universiteti i mjekësisë ende nuk miratuar tarifën reale të studimit por sipas studentëve tarifat që qarkullojnë nga institucione të ndryshme, janë shumë të larta.

“Është e miratuar në heshtje që është më shumë se 6 mijë Euro.”

Në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu tha se ligji për studentët e mjekësisë, është favorizues për ta.

“Është një ligj që është mundësues, krijon më shumë mundësi për studentët e mjekësisë që të përfitojnë në programet e strehimit përmes kredive me interes zero dhe gjithashtu që të punësohen në mënyrë prioritare. Do të vijojë komunikimi me studentët për t’i sqaruar më mirë.”

Ky vit akademik ka nisur me një reduktim të numrit të studentëve të regjistruar sidomos në degët e mësuesisë, dhe sidomos në degën Kimi, Fizikë dhe Matematikë. Sipas ministres Manastirliu, do të ketë një rishikim të programeve të studimit përfshi dhe infermierinë, e cila është dhe një nga degët më të përhapura në universitete dhe diplomohen më shumë se sa janë nevojat e tregut vendas.

“Ridimensionim të programeve, por edhe profilizim të tyre. Nuk mund të shkojë oferta universitare për programet e universitare të ndjekin kërkesat e një tregu që është përtej tregut shqiptar. Sfida jonë është ndërtimi i një strategjia që të mundet të ridimensionojë programet dhe t’i sjellë sa më afër tregut të punës.”

Rreth 121 mijë studentë nisën vitin e ri akademik 2023-2024 në të dyja ciklet e studimit, ndërkohë që gati 20 mijë u ulën për herë të parë në auditore.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X