Studentët e mjekësisë sërish në protestë, gjuajnë me letra higjienike godinën e Ministrisë së Arsimit dhe kërkojë dorëheqjen e Manstirliut
Aktualitet

Studentët e mjekësisë sërish në protestë, gjuajnë me letra higjienike godinën e Ministrisë së Arsimit dhe kërkojë dorëheqjen e Manstirliut

Studentët e mjekësisë, ashtu siç e kishin paralajmëruar, kanë nisur protestën e tyre në Rrugën e Durrësit, aks të cilin e kanë bllokuar tërësisht. Të veshur me bluza të bardha, ata kanë nisur të gjuajnë me letra higjienike godinën e Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë ftuar në tubimin e tyre, studentë, pedagogë, qytetarë e mjekë që të bashkohen për dinjitetin dhe të drejtën. Që prej nisjes së këtij viti të ri akademik, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punën e detyruar brenda Republikës së Shqipërisë për një periudhë 5- vjeçare, para se të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X