Tetori rikujton muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshëm. Prej vitit 2017 numri i rasteve të diagnostikuara për herë të parë në vend është 710-720 në vit. Berati, Fieri dhe Vlora kanë numrin më të madh ndërsa qarqet e Kukësit, Dibrës, Durrësit dhe Shkodrës rastet më të vogla.Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë. Kësaj nisme, i është bashkuar me kohë edhe Shqipëria….
Të dhënat zyrtare tregojnë se 710 paciente me kancer të gjirit u diagnostikuan në vitin 2022 në të githë vendin duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin 2015. Megithatë, prej vitit 2017 numri i rasteve të reja të diagnostikuara për herë të parë në gjithë vendin mbetet rreth në shifra konstante 710-720 në vit.
Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu tha se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.
“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” – e përfundon mesazhin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Mjekja onkologe në njësinë e kimioterapisë Amanda Zeko thotë se moshat më të riskuara janë ato mbi 50 vjeç, por përjashtim nga prekja e kësaj sëmundje bëjnë as meshkujt.
Sipas të dhëna zyrtare incidenca e të diagnostikuarve me kancer gjiri eshte me e larte ne qarqet e Beratit, Fierit dhe Vlorës dhe më ulët në qarqet e Kukësit, Dibrës, Durrësit dhe Shkodrës. Në dy qarqet e fundit, mund të kenë luajtur një rol edhe problemet e identifikimit apo raportimit te rasteve ndërsa në mbarë vendin vlerësohet të jenë më shumë se 5,000 gra që jetojnë me këtë semundje.
Leave feedback about this