Tirana “vishet” me trëndafila të kuq për festën e Shën Valentinit. Trëndafili i kuq, simboli i dashurinë, është tradicionalisht dhurata më e përhapur për ditën e Shën Valentinit.
–Çfarë lulesh ju dhuron përgjithësisht?
“Të kuqe, unë e kam marrë burrin me dashuri, Shën Valentini është festa më e bukur”
Por në gjuhën e luleve, dashuria nuk pasqyrohet vetëm nga trëndafili apo nga ngjyra e kuqe.
“Kërkesat më të larta janë vetëm për trëndafilin e kuq, po pak nga pak jemi munduar që t’i orientojmë njerëzit drejt ngjyrave dhe opsioneve të tjera.”
Karafili, tulipani, manushaqja, anemonët janë po ashtu shprehje e dashurisë dhe pasionit.
“Tulipani i kuq është dashuria perfekte, tulipani i bardhë për një dashuri të sinqertë. Protea, gjithashtu, për dashurinë janë edhe karafilat vishnje që dhurohet njësoj si trëndafili….janë dhe këto gipsofilat që simbolizojnë dashurinë e sinqertë.”
“Kemi ardhur nga Italia, karafili ka një simbol shumë domethënës.”
Dita e të dashuruarve e ka marrë emrin e një shenjtori romak i shekullit të 3-të, i cili lejoi martesat ndonëse ishin të ndaluara.
Leave feedback about this