Tiranë-Durrës “mbytet” nga makinat, rruga e vjetër e Ndroqit “në harresë”
Aktualitet

Tiranë-Durrës “mbytet” nga makinat, rruga e vjetër e Ndroqit “në harresë”

Kështu duket një ditë e shtunë në fillim të autostradës Tiranë-Durrës, përpara se të nisë sezoni turistik.

Sprova e tmerrshme e pritjes në trafik duket se edhe këtë vit do të prishë ëndrrat e pushuesve.

Ndërkohë, në muajin qershor pritet të nisë faza e parë e punimeve për zgjerimin e autostradës me një korsi në secilën anë si dhe korsinë e emergjencës.

“Momentalsht janë në procedurë dy lotet e para, 6 km, te mbikalimi i Kasharit përfundojnë këto dy lote. Punimet për to, duke qenë punime zgjerimi, nuk do të përbëjnë pengesë kryesore për trafikun. Punimet kemi parashikuar që të kenë afat kohor 24 mujor”, tha Gëzim Noni, përgjegjës në sektorin e menaxhimit të kontratave të brendshme në ARRSH, duke folur për Vizion Plus.

Ndërsa Shqipëria nga viti në vit po përballet me një numër gjithnjë e në rritje të turistëve, reagimi i autoriteteve duket krejt i vakët, ndërhyrjet sidomos në pjesën e infrastrukturës për të lehtësuar qarkullimin e rënduar janë planifikuar shumë vonë.

Fluksi i madh që tashmë bllokon gjithë autostradën Tiranë-Durrës mund të ishte lehtësuar përmes kalimit në rrugën e vjetër që lidh kryeqytetin me plazhin e Durrësit.

Por edhe në këtë rast, rehabilitimi i 5 km të para të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa pritet të nisë po në muajin qershor.

“Një gjë e tillë duhet të ishte bërë shumë më shpejt sepse do të ishte një lehtësi shumë e madhe për trafikun dhe nuk do të kalonin të gjitha automjetet në aksin Tiranë-Durrës”.

Mbushja e gropave në rrugën Tiranë – Durrës, rehabilitimi i aksit të vjetër dhe punime zgjeruese që bëhen vetëm në nisje të sezonit dhe jo para tij, vetëm sa mund ta rëndojnë trafikun, që është kthyer në stress për  pushuesit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X