Këtë të hënë janë rihapur regjistrimet për fëmijët që do të fillojnë klasën e parë si edhe për ata të klasave të dhjeta.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në një reagim në Facebook, ka njoftuar se afati i regjistrimeve në shkolla është zgjatur për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proces.
Ndërkohë sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
“Njoftim i rëndësishëm për prindërit. Të dashur prindër! Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes. Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator. Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit Klasat I-ra dhe X-ta Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator Përmes platformës e-Albania”, shkruan Manastirliu.
Leave feedback about this