Një qendër tregtare në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, ndërsa brenda qendrës ka ende njerëz. Sipas pamjeve disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret.
Në vendngjarje ndodhet edhe policia. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit dhe nëse ka të lënduar.
Zjarr në një qëndër tregtare në Lushnje, disa persona mbeten të bllokuar nëpër ambientet e godinës.
Kati i tretë i një qëndre tregtare në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se në orën 14:40 në Qëndrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjes ka rënë zjarr.
Menjëherë policia ka marrë masat për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregtare. Janë dërguar gjithashtu edhe forca të sigurisë kombëtare në mbështetje të policisë vendore.
Sakaq, shërbimet e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Gjithashtu, një grup hetimor është ngritur për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.
Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Leave feedback about this