Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-Nentor 2022
Sigurime të Detyrueshme

Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-Nentor 2022

Në Janar – Nentor 2022 tregu i sigurimeve ka patur një rritje prej 9.01%, krahasuar me Janar –  Nentor 2021. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,564,206 mijë lekë duke arritur shifrën 18,934,490 mijë lekë.

Numri i kontratave arriti në 1,193,221 duke shënuar një rritje me 13.02% krahasuar me Janar – Nentor  2021.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 17,397,697 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 8.05% krahasuar me Janar – Nentor  2021.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 1,081,534 duke shënuar një rritje në masën 12.28% krahasuar me Janar – Nentor 2021

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 1,488,486 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 19.67% krahasuar me Janar – Nentor  2021.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 111,665 duke shënuar një rritje në masën 20.65% krahasuar me Janar – Nentor  2021.

Në Janar – Nentor 2022 janë paguar gjithsej 6,140 mijë lekë dëme ose 2.32 % më shume se në Janar – Nentor  2021.

Numri i dëmeve të paguara në Janar – Nentor 2022 është rritur me 5,519  dhe arriti shifrën 53,314, nga të cilat 50,925 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 2,389 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X