Ekonomi

4 produkte autoktone Shqiptare certifikohen me logon “Made in Albania”

Produktet shqiptare tani me certificate te vecante,“Made in Albania|”. “Made in Albania”do te jete marka qe do te identifikoj ne Europe e kudo produktet ushqimore si: Djathi Mishavina i Bjeshkëve të Kelmendit, Mjalti i Bedunicës, Djathi i Veleçikut dhe Djathi i Dhisë nga Bjeshkët e Rrunjës janë nga sot të mbrojtura dhe të certifikuara, me rrugën e hapur drejt tregjeve të huaja. Për Ambasadorin gjerman, Peter Zingraf këto produkte dhe të tjera që do të certifikohen në vazhdim do të rrisin vlerën e prodhuesve dhe zonave rurale.

Djathi dhe mjalti i prezantuar në Ministrinë e Bujqësisë vijnë nga një traditë prodhimi e trashëguar në breza, ku tipari thelbësor ka mbetur përpunimi dhe ruajtja e shijes njëlloj si 80 apo 100 vjet më pare. Ministrja theksoi se, “vitet e fundit në Shqipëri, produktet tradicionale kanë filluar të njihen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët. Për më tepër, zhvillimi i agroturizmit si një trend i qëndrueshëm ka ndikuar në zhvillimin dhe promovimin e produkteve tradicionale, duke krijuar një lidhje natyrore midis agroturizmit, fermave turistike dhe prodhuesve vendas”.

Krifca shtoi se, është arsyeja përse për produktet cilësore, të cilat prodhohen në një territor të caktuar apo me anë të një metode tradicionale, janë me të vërtetë në themelin e përpjekjeve tona për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike të fermave në zonat rurale.

“Studimet e thelluara kanë treguar se diferenca e çmimit, që një konsumator është i gatshëm të paguajë për produkte  të cilat vijnë nga një territor i caktuar apo që janë produkt i një mënyre tradicionale prodhimi, është në vendet e Bashkimit Evropian në nivelet e 10% deri në 30% më shumë se sa produktet e prodhuar në mënyrë konvencionale”, theksoi Krifca.

Ministrja tha se, “analizat ekonomike në Shqipëri tregojnë se konsumatorët janë të gatshëm që të paguajnë 30-50% më shumë për produktet që vijnë nga një zonë e identifikuar për cilësinë e veçantë të prodhimeve.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X