Krahasuar me nje dite me pare situate e motit ne Shkoder eshte perkeqesuar e bere kritike per banoret dhe bagetite qe ato kane. Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.40 dhe ka rritje me 25 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.
Niveli i Liqenit shënon 8.60 m dhe ka rritje me 5 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m. Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha dhe ka rritje me 80 hektarë.
Njësia Administrative Ana e Malit është më e prekura me 1300 hektarë të përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, e rritur me 15 cm në krahasim me një ditë më parë.
Ujësjellësi Oblika 1 është prej ditësh tashmë jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatin Obot.
Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Njësia Administrative Dajç ka 100 Ha tokë bujqësore të përmbytur.
Leave feedback about this