Gazetari Besmir Pula, i ftuar në një studio televizive, foli për vëzhgimin e ndjekur më herët pranë shkollave ku u konstatua se fëmijët ishin përdorues të lëndëve narkotike.
Ai u shpreh se fëmijët ndikohen më tepër nga kureshtja për ta provuar, por dhe nga shoqëria.
Sipas tij roli i mësuesit në shkollë për të evidentuar raste të tilla është shumë i rëndësishëm por krahas tij, një pjesë të rëndësishme luan dhe oficeri i sigurisë.
“Me aq sa kam komunikuar është kureshtja ajo që i shtyn drejt përdorimit të këtyre lëndëve narkotike, por dhe shoqëria është ndikues duke i ofruar lëndë narkotike dhe duke bërë që të kemi një përhapje të madhe në sholla. Balla ndërmori hapin e paketës së sigurisë në shkolla, pra kontrollet do shtriheshin dhe në shkolla dhe jashtë saj.
Katër operacione tempulli pati një total me 300 të arrestuar shpërndarës droge në shkolla. Ajo që më bënë mua përshtypje është se kryesisht të ndaluarit pranë shkollave janë vetëm shpërndarës. Diçka tjetër është se në zonat turistike shpërndaheshin dhe drogëra të reja sintetike, por që tani janë përhapur dhe pranë shkollave.
Ato kanë një kosto më të ulët dhe janë më lehtë për tu gjetur dhe blerë. Roli i mësuesit në shkollë për të evidentuar raste të tilla është shumë i rëndësishëm por krahas rolit të mësuesit një pjesë e rëndësishme është dhe oficeri i sigurisë që merret konkretisht për problematikat që kanë ata dhe deri te përdorimi i drogërave.”
Leave feedback about this