111 vite nga Pavarësia /Parada e parë  e Shqiptarëve në  Tiranë / Rama: Kuqezi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Aktualitet

111 vite nga Pavarësia /Parada e parë  e Shqiptarëve në  Tiranë / Rama: Kuqezi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në  vigjilie të  festë s së  pamvarësisë  Tirana ka nisur të  zbukurohet kuq e zi. Jo vetë m kaq por, Tirana pritet ta kremtojë ndryshe këtë herë festën e 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Më 28 Nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet Paradakuqezi 2023. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar pamjet 3D si do të zhvillohet parada ideja për të cilën ka ardhur nga një grup të rinj në diasporë. “Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 Nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë Paradakuqezi 2023”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Edi Rama. Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet pë r herë  të  parë  “Parada e shqiptarëve” një  paradë  ndryshe e cila do të  bashkojë  mbarshqiptarinë . Kryeministri Edi Rama publikoi sot  në  rrjetet sociale një video 3D se si do të zhvillohet paradë. “Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 Nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë Parada Kuqezi 2023!’- shkruan Rama. Kjo paradë do të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trojet dhe nga diaspora.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X