“1330 vjedhje të banesave dhe bizneseve në 1 vit në të gjithë vendin, 60% vetëm në Tiranë”,
Aktualitet

“1330 vjedhje të banesave dhe bizneseve në 1 vit në të gjithë vendin, 60% vetëm në Tiranë”,

Vjedhjet e banesave janë ende prezente në komunitet. Edhe pse bazuar në statistikat e përvitshme duket se ka pas ulje por sërish ky fenomen është ende prezent në jetën tonë. Sipas statistikave duket se peshën më të madhe të këtij fenomeni e mba Tirana. “Vjedhja e banesa është një fenomen i zakonshëm por që vitet e fundit ka ardhur në rënie. për  vitin 2022 janë regjistruar 1330 vjedhje të banesave dhe bizneseve në të gjithë vendin. 60 për qind e vjedhjeve të banesave janë regjistruar në Tiranë, ndërsa bizneset e vjedhura janë përgjithësisht në aksin rrugor Durrës-Fushë Krujë-Tiranë”, tha gazetari Igli Çelmeta  në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania. Ai tregoi me detaje se kush ishin zonat në të  cilat  është shënuar numri më i madh i vjedhjes së banesave gjatë këtij viti në Shqipëri. Njëkohësisht gazetari nuk la pa theksuar  se përgjatë vitit 2022 janë raportuar në të gjithë vendi plot 1330 vjedhje të banesave dhe bizneseve në të gjithë vendin, ku 60 për qind e të cilave është e përëendruar vetëm në Tiranë.

Çfarë vidhet më shumë në Shqipëri?

Kjo është një pyetje që merr përgjigje të ndryshme në varësi edhe të zonave apo qyteteve. Por ato që dominojnë janë kryesisht biçikletat, skuterat, makinat, shtëpi e biznese…

Shpeshherë hajdutët janë raste të përsëritura dhe shumë profesionistë në kryerjen e këtyre krimeve duke mos lënë gjumë, e në raste të tjera janë vjedhje amatore që kapën shumë shpejt nga policia.Shumica e vjedhjeve kryhen në vetëm pak minuta, nga një person i vetëm ose përgjithësisht nga grupe të vogla. Në Durrës, Fushë-Krujë dhe Tiranë ndodhin më shumë vjedhje. Vjedhja e makinave 38 makina u vodhën në të gjithë vendin gjatë 3 muajve të parë të 2023. Nga këto raste të denoncuara vetëm 20 prej tyre janë zbuluar nga policia, me autorët që në pjesën më të madhe kanë rezultuar persona me precedent penal. Tirana dhe Shkodra janë qytetet ku janë raportuar se ka pasur më shumë vjedhje të automjeteve. Zonat më të preferuara ku vidhen automjete janë ato ku ka mungesë të ndriçimit dhe kamerave të sigurisë. Megjithatë nuk janë të pakta rastet kur vjedhja e tyre kryhet në lagje të mirë survejuara nga kamerat. Më pas këto makina çmontohen për t’u shitur për pjese këmbimi, ose u dublikohen të dhënat. Por shqetësim mbetet përdorimi i tyre nga grupet kriminale.

Bëni sigurimin e Banesave nga vjedhja dhe katasrofat natyrore në Albsig.

Vjedhja e banesave ka një zgjidhje. Atë mund ta sigurosh pranë shoqërive të sigurimeve të cilat kanë hartuar e dezajnuar paketa për ti ardhur në ndihmë cdo familjeje. Sigurimi I banesave nga vjedhja dhe katastrofat natyrore nuk është shpenzim por investim. “Isha shumë skeptike për sigurimin e banesës. Por si kulturë për ta siguruar atë e mora në fillim e deturuar nga banka sepse e kisha me kredi, por pasi më mbaroi kredia kisha frikën e tërmeteve dhe u detyrova e bëra në mënyrë vullnetarë në Albsig. Jam shumë ë kënaqur nga sigurimi që kam bërë në këtë kompani dhe nga shërbimi që kam marë prej tyre. Jam shumë e kënaqur dhe kam pesë vite që jam stacionuar me të gjitha sigurimet në Albsig”, tregon Mimoza Hoxha kliente e Albsig. Sigurimet janë mundësia e vetme që ju vjen në ndihme familjarëve në cdo rast fatkeqësie natyrore apo vjedhjeve bazuar në kushtet e kontratës së lidhur. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X